Si t’ua largojmë fëmijëve shprehinë e futjes në gojë të gjërave

Këshilla mjekësore

Si t’ua largojmë fëmijëve shprehinë e futjes në gojë të gjërave

Më: 28 maj 2019 Në ora: 09:46
Ilustrim

Te gjithe femijet jane nga ata eksploruesit e vegjël që i pëlqen të fusin gjithcka në gojë. edhe femijet tuaj bejne pjese ne kete grup apo jo? Ndërkaq juve me shumë të drejtë jeni të shqetësuar në lidhje me infeksionet që kërcënojnë fëmijën nga ky veprim apo jo?

Atëherë me siguri do t’ju jetë i dobishëm informacioni më poshtë!

Deri në cilën moshë fëmijët fusin cdo gjë në gojë?

Me siguri fëmijet do të vazhdojë këtë “ves” deri në vitin e dytë të jetës. Disa fëmijë madje mund ta vazhdojnë edhe më gjatë.

Dhe disa masa që mund të merrni për ta reduktuar zakonin tek fëmija janë:

Mos e ndaloni kategorikisht. Mos harroni se fëmijet nëpërmjet futjes së objekteve në gojë mësojne dhe zbulojne botën. Prandaj në vend të kësaj sigurohuni që fëmijet të mos fusin sende që mund të jenë një rrezik.

Largoni nga zona ku fëmijet qëndrojne cdo send që mund të jetë i rrezikshëm. Duhet të hiqni kryesisht objektet e vogla me të cilat fëmijet mund të mbyten me lehtësi.

I mësoni kuptimin e fjalës “jo”. Shumë herë fëmijet mund të fusin në gojë objekte që nuk duhet dhe ju duhet t’i thoni “jo”. Këtë në një mënyrë që të kuptojë se duhet të ndalojnë. Normalisht në këtë rast fëmijet edhe nuk do të bëjnë gjithmonë atë që i kërkoni. Megjithatë ju mos u dorëzoni.

Ju blini një kruajtëse të përshtatshme dhëmbësh. Ndonjëherë fëmijet mund të fusin në gojë sende për shkak të kruajtjes së dhëmbëve. Si një mënyrë qetësimi. Ju duhet të shikoni në këtë rast dhe të blini një kruajtëse të butë të cilën fëmijet të mund ta mbajnë me lehtësi në dorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat