Ja përse njëri sy i fëmijës rri gjithnjë i përlotur

Këshilla mjekësore

Ja përse njëri sy i fëmijës rri gjithnjë i përlotur

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 09:38
Foshnje

Rrjeti i lotëve të fëmijës suaj mund të mos jetë zhvilluar ende plotësisht. Fëmija juaj ka një gjëndër mbi secilin nga sytë. Lotët dalin nga një kanal që të çon në hundë. Bebet shpesh lindin me një kanal që nuk është plotësisht i hapur, kështu që lotët nuk janë në gjendje të largohen.

Syri i lëngshëm i fëmijës suaj duhet të përmirësohet brenda disa javësh, sapo kanali i lotit të jetë hapur. Mund të largoni lëngjet nga syri i fëmijës me ujë të zier, pasi të jetë ftohur dhe pambuk.

Ndërsa kanali i lotit të fëmijës suaj është në zhvillim, fëmija mund të jetë më i prirur ndaj konjuktivitit. Ky është një inflamacion në sy që e bën atë të kuq, të lënduar dhe të lëngshën.

Nëse situata ju duket shqetësuese, mund të drejtoheni te mjeku.

Nëse doni ta ndihmoni fëmijën për të hapur kanalin e lotit mund të ushtroni presion të lehtë me gishta në anën e hundës së foshnjës.

Megjithatë te pjesa më e madhe, kanali hapet vetë pa ndërhyrje./pernenat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat