Kur dhe pse duhet të bëjmë pap testin?

Këshilla mjekësore

Kur dhe pse duhet të bëjmë pap testin?

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 14:27
Foto

Pap testi është pjesë e rëndësishme e përkujdesjes për shëndetin e femrës, sepse mund të zbulojë kancerin e qafës së mitrës, ose ndryshimet që mund të çojnë në këtë lloj kanceri.

Mosha në të cilën rekomandohet Pap Test është 21–23 vjeç (ose 3 vjet nga fillimi i aktivitetit seksual) deri në 65–70 vjeç. Është e rekomandueshme që Pap Test të përsëritet çdo 2-3 vjet në rastet kur rezultati është normal dhe ky interval mund të ndryshojë në varësi të problemeve që mund të evidentohen.

Ndryshimet qelizore të shprehura në sistemin e referimit të Pap Testit janë të shkallëzuara në disa grada të cilat shprehin afërsinë e strukturës të qelizave me ato normale deri në qelizat kanceroze. Në varësi të këtyre gradave vendoset ecuria e mëtejshme e investigimeve dhe trajtimeve të nevojshme.

– Pap Testi është vetëm metodë depistuese (zbuluese ose orientuese) e problemeve të qafës së mitrës. Pap Testi nuk vendos diagnozë përfundimtare dhe as nuk trajton kancerin.

– Sa më herët dhe në fazë fillestare të dallohen problemet e qafës së mitrës aq më lehtë është trajtimi i tyre dhe siguria e jetës rritet.

– Kanceri i qafës së mitrës është i trajtueshëm kur zbulohet përpara se të shfaqen ankesat (dhimbje, hemoragji vaginale etj). Nga momenti që është bërë i ndjeshëm (nga këto ankesa) ose i dukshëm gjatë vizitës gjinekologjike ecuria është e shpejtë dhe rezultatet e trajtimit janë të varfra.

– Pap Testi është i detyrueshëm për çdo grua që paraqet hemoragji vaginale jo normale pas kontaktit seksual. Gjithashtu, çdo grua në menopauzë, e cila ka hemorragji vaginale, duhet të kryejë Pap test me vizitë gjinekologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat