Gjithcka që duhet të bëni pas një lindje me operacion; Bëni kujdes me këto veprime

Këshilla mjekësore

Gjithcka që duhet të bëni pas një lindje me operacion; Bëni kujdes me këto veprime

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 12:50
Foto

Kufizimet. Gjatë javës së parë pas operacionit, është e rëndësishme që të mos bëni asgjë tjetër, por të kujdeseni vetëm për veten dhe foshnjën e porsalindur.

Mos ngrini pesha të rënda dhe mos u merrni me punë që ushtrojnë

peshë mbi plagë. Mos harroni që kur të lëvizni ta mbani barkun me dorë.

Mbajeni trupin drejt dhe plagën me dorë sa herë që të bëni ndonjë lëvizje që mund ta tronditë atë, si për shembull kur kolliteni, teshtini apo qeshni. Kur të ushqeni fëmijën, përdorni jastëkë apo peshqirë për t’u mbështetur.

Merrni mjekime sipas nevojës. Mjeku mund t’ju rekomandojë acetaminofen (tylenol dhe qetësues të tjerë) për lehtësimin e dhimbjeve. Nëse jeni kaps apo lëvizjet e zorrëve shoqërohen me dhimbje, mjeku mund t’ju rekomandojë një stimulues për jashtëqitjen apo një laksativ të lehtë, që blihet pa recetë, siç është edhe “Milk of magnesia”.

Pyesni mjekun se çfarë duhet apo nuk duhet të bëni. Ju mund të ndiheni shumë të lodhura, ndaj mos u sforconi! Jepini kohë vetes që të shëroheni plotësisht. Në fund të fundit, s’ka kaluar shumë kohë që kur keni dalë nga materniteti. Shumica e grave, sapo ndihen pak më mirë, e kanë shumë të vështirë të qëndrojnë shtrirë dhe pa lëvizur.

Mos i jepni makinës derisa të lëvizni lirshëm këmbët dhe bustin. Ndonësedisa gra e marrin veten më shpejtse disa të tjera, nuk duhet t’i japinmakinës për dy javë.

Mos kryeni marrëdhënie seksuale.Mos bëni seks deri kur t’ju thotë mjeku.Normalisht, nuk duhet të kryenimarrëdhënie katër deri në gjashtëjavë pas operacionit. Ndërkohë, nukështë e thënë që të hiqni dorë nga intimiteti.Kaloni sa më shumë kohë me partnerin, qoftë edhe disa minuta nëmëngjes ose në mbrëmje, pasi foshnjënta ketë zënë gjumi.

Mund të filloni të ushtroheni, kurt’jua lejojë mjeku. Merreni sa mështruar. Noti dhe ecja janë zgjedhjeshumë të mira. Javën e tretë ose tëkatërt pas daljes nga materniteti, kamundësi t’i ktheheni veprimtarisënormale në shtëpi.

Komplikacionet e mundshme: pasitë dilni nga materniteti, kontaktoni me

mjekun nëse keni shenjat apo simptomate mëposhtme:

temperaturë 38 gradë celsius ose më

shumë;

dhimbje gjatë urinimit;

sekrecione vaginale (ujërat e

paslindjes) më të bollshme krahasuar

me zakonisht;

çarje të plagës;

skuqje apo rrjedhje të plagës;

dhimbje të forta në bark.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat