Dehidratimi tek fëmijët, simptomat dhe kujdesi gjatë verës

Këshilla mjekësore

Dehidratimi tek fëmijët, simptomat dhe kujdesi gjatë verës

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Gjatë muajve të verës rritet numri i fëmijëve të cilët shtrohen në spitale. Kjo ndodh për shkak të dehidratimit që vjen si pasojë e qëndrimit në diell për orë të tëra, e cila shkakton probleme dhe komplikime të rënda te fëmijët e moshave të vogla.

Humbja e sasisë së lëngjeve në organizëm në shumë raste mund të kthehet në problem të rëndë shëndetësor për grup-mosha të ndryshme. Por më problematike kjo gjendje shfaqet te moshat e vogla dhe sidomos gjatë stinës së verës. Situata mund të rëndohet edhe më shumë kur shoqërohet me shfaqjen e diarresë, vjellje ose aktivitet fizik i tepruar.

Simptoma karakteristike e shfaqjes së dehidratimit është tharja e organizmit, vështirësi gjatë procesit të urinimit dhe gjatë procesit të jashtëqitjes. Në shumë raste të tjera ndodh që të shoqërohet dhe me shfaqjen e temperaturave të larta, vjellje, djersitje etj.

Mjekët këshillojnë të gjithë prindërit se në rastet kur shfaqen të vjella duhet ndërhyrë në trajtimin dhe parandalimin e tyre. Prandaj fëmijët duhet të jenë në kontrollin e mjekëve të cilët do të dinë të japin trajtimin e duhur sipas situatës.

Gjatë zëvendësimit të lëngjeve këshillohet që uji të përdoret i zier, si dhe të shmanget konsumi i lëngjeve me sheqer apo atyre me përmbajtje gazi, pasi nuk kanë efektet e duhura. Lidhur me ushqimet duhen konsumuar ato produkte që kanë përmbajtje të lëngët.

·         Evitoni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut,

·         Mbajtja e kushteve të duhura higjienosanitare,

·         Duhet tu jepni fëmijëve ujë të zier,

·         Mospërdorimi i qumështit dhe produkteve të tij,

·         Për moshat e vogla këshillohet dhënia e lëngjeve pas çdo 5-10 minutave,

·         Përdorimi i antibiotikëve vetëm pas 72 orëve. /a.a/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat