Cigaret elektronike ndryshojnë enët e gjakut pas vetëm një përdorimi

Këshilla mjekësore

Cigaret elektronike ndryshojnë enët e gjakut pas vetëm një përdorimi

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 00:00
Foto ilustrim

Një studim i fundit ka treguar ndryshimet në funksionin kardiovaskular pas përdorimit të cigareve elektronike.

Studimi i botuar sot në revistën ‘Radiology’, arriti në përfundim se cigaret elektronike ndikojnë përkohësisht në funksionimin e enëve të gjakut te njerëzit e shëndetshëm.

Duke përdorur skanimet e MRI, studimi zbuloi ndryshime në rrjedhën e gjakut brenda arteries në këmbë pas vetëm një përdorimi.

Studiuesit nuk mund të përcaktojnë se cili kimikat mund të jetë përgjegjës për ndryshimet.

"Pas disa minutash, gjithçka normalizohet. Dikush mund të thotë, punë e madhe, asgjë nuk ndodh", tha autori i studimit Felix W. Wehrli, profesor i shkencës radiologjike dhe biofizikës në Shkollën e Mjekësisë Perelman të Universitetit të Pensilvania.

"Por nëse dikush i përdorë rregullisht, ekziston mundësia që me kalimin e kohës gjërat të mos kthehen në normalitet”, shton ai.

Ekipi i tij ka vërejtur ndryshimet e matura në 31 persona, të cilët nuk kishin pirë kurrë duhan, por që pas përdorimit të cigareve elektronike ‘kishin reflektuar’ të njëjtat procese që çojnë në zhvillimin e sëmundjes kardiovaskulare, përfshirë arterosklerozën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat