Ngrënia e kërpudhave zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës

Këshilla mjekësore

Ngrënia e kërpudhave zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 20:24
Foto

Sipas një studimi të zhvilluar në Japoni, është zbuluar se ngrënia e kërpudhës mund të ketë zvogëluar rrezikun nga kanceri i prostatës.

Sipas lajmit të publikuar nga “Newsweek”, studiuesit kanë zbuluar se ngrënia e të paktën tre herë kërpudha në javë, mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të prostatës tek meshkujt.

Në këtë studim janë përfshirë 36499 meshkuj të moshave 40 deri 79, të cilët janë vëzhguar gjatë 13 viteve.

Pjesëmarrësit janë pyetur në lidhje me mënyrën e jetesës si dhe zakonet e ngrënies.

Studimi vuri në dukje se diagnostifikimi me kancer është 17% më i ulët tek ata që konsumojnë kërpudha të paktën tre herë në javë se sa tek ata që konsumojnë një herë.

Kjo përqindje është 8% më pak te ata që hanë kërpudha dy herë në javë.

Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën shkencore “International Journal of Cancer”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat