Kur dhe pse duhet ta bëni mamografinë?

Këshilla mjekësore

Kur dhe pse duhet ta bëni mamografinë?

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë vendin.

80 përqind e grave që preken nga kanceri i gjirit janë mbi moshën 45 vjeç.

Masë e rëndësishme në luftën kundër kancerit të gjirit mbetet kapja e sëmundjes në fazë të hershme gjë që rrit ndjeshëm shanset e kapërcimit të sëmundjes.

Mamografia mund të duket si një makineri intimiduese, por nëse një grua përgatitet paraprakisht, eksperienca nuk është e keqe.

Kur duhet të bëni mamografinë?

Mosha e nisjes së mamografisë është në varësi të faktorëve të rrezikut të kancerit të gjirit. Nëse rreziku është mesatar, mjekët rekomandojnë nisjen e mamografisë që në moshën 40 vjeçare.

Nëse rreziku është më i lartë, atëherë mjekët rekomandojnë që gratë të nisin të bëjnë mamografinë që në moshën 30 vjeç.

Faktorët e rrezikut mund të përcaktohen vetëm nga mjeku.

Përballja me mamografinë është e sikletshme për çdo grua. Përpara kryerjes së mamografisë ajo duhet të ndjekë këto dy këshilla të thjeshta.

Rroba të përshtatshme

Përpara se të shkoni tek mjeku për mamografinë, ekspertët rekomandojnë të vishni rroba të përshtatshme.

Pra, duke qenë se gruaja do të zhvishet nga mesi e lart, ekspertët thonë që ajo do të ndihet më rehat nëse është e veshur nga mesi e poshtë, shkruan agroweb. Mund të vishni pantallona ose fund dhe një bluzë pambuku, ose çdo gjë që ju bën të ndiheni të qetë.

Jo deodorant

Ekspertët këshillojnë që të mos aplikoni anti-djersë sepse disa përbërës të tyre dalin gjatë analizës dhe i bëjnë rezultatet të vështira për t’u kuptuar e jo normale.

Mamografia mund të jetë e parehatshme e shpesh e dhimbshme për disa. Nëse e shihni të udhës dhe me këshillën e mjekut mund të merrni një ilaç kundër inflamacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat