Studimi: Aktiviteti fizik ju bën më të lumtur se paraja - Bota Sot
Studimi: Aktiviteti fizik ju bën më të lumtur se paraja

Këshilla mjekësore

Studimi: Aktiviteti fizik ju bën më të lumtur se paraja

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Yale dhe Oxford kanë bërë një hulumtim në lidhje me lumturinë e njerëzve, ku si mostër kanë intervistuar rreth 1.2 milion amerikanë.

Të intervistuarit u pyetën në lidhje me rutinën e tyre fizike, teksa në anën tjetër mblidhnin të dhëna për jetën e tyre personale si të ardhurat, statusin martesor, historinë mjekësore e të tjera.

Ajo çfarë rezultoi nga ky studim ishte se njerëzit që bënin aktivitet fizik kishin një shëndet mendor 43% më të lartë se ata që nuk merreshin me asnjë sport. Studiuesit zbuluan se aktiviteti fizik i bëri njerëzit të vlersonin shëndetin e tyre mendor dhe të jenë më të lumtur se ata që kishin fitim prej 25 mijë dollarëve.

Mirëpo, studiuesit gjithashtu treguan se jo të gjitha sportet ju lumturojnë njësoj. Ata thanë se aktivitetet fizike në grup kishin efekt më të madh, pasi që i lejon njerëzve të shoqërohen me njëri-tjetrin. Të njëjtin efekt e kanë gjimnastika dhe çiklizmi, pavarësisht se nuk klasifikohen si sporte në grup.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat