Receta e mjekut që shpëtoi mijëra fëmijë - Bota Sot
Receta e mjekut që shpëtoi mijëra fëmijë

Këshilla mjekësore

Receta e mjekut që shpëtoi mijëra fëmijë

Më: 23 janar 2020 Në ora: 15:09
ilustrim

Ernst Moro u sugjeroi nënave në llim të viteve 1900 t`u jepnin fëmijëve supë karotë. Receta e tij ishte e thjeshtë me 500 gram karota, 1 litër ujë dhe pak kripë. Kjo përzierje u ndaloi fëmijëve diarrenë

Edhe antibiotiku i krijuar vite më vonë për të luftuar bakteret që ngjiten në zorrë, u bë mbi bazën e karotave. Vdekshmëria foshnjore ka qenë e lartë edhe për shkak të diarresë (25% e vdekjeve) dhe supa e tij shpëtoi shumë jetë.

Për të gatuar supën ju duhet të lani dhe pastroni karotat dhe ziejini në ujë derisa të bëhen të buta. Shtypini karotat dhe shtoni një litër ujë dhe kripë.

Më vonë, studimet treguan se oligosakaridët e gjetur në këtë supë me karotë parandaluan që bakteret të ngjiteshin në muret e zorrëve, duke ndaluar diarrenë. Me kalimin e kohës ky ilaç u zëvendësua me antibiotikë dhe barna antidiarreale, por përsëri në ato ditë, ajo ndihmoi për të rritur nivelin e mbijetesës te foshnjat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat