Studimi: Një dozë nga kërpudha "magjike" ndihmon në luftën kundër kancerit

Këshilla mjekësore

Studimi: Një dozë nga kërpudha "magjike" ndihmon në luftën kundër kancerit

Më: 29 janar 2020 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Kanceri është një prej sëmundjeve e cila të shkatërron si nga ana fiziologjike ashtu dhe nga ana psikologjike.

Një studim i ri ka arritur  në rezultatin se si mund të luftohet depresioni dhe ankthi tek pacientët e diagnostikuar me kancer.

Vetëm një dozë e vogël e lëndës së psilocybin, e gjetur tek një lloj kërpudhe, ndihmon në luftën kundër depresionit dhe ankthit.

Në fakt kjo është pohuar dhe nga vetë pacientët të cilët shprehen se pas marrjes së këtij medikamenti, ata ndihen më të lehtësuar në lidhje me sëmundjen e tyre.

Për herë të parë, kjo lëndë është testuar në vitin 2016 ku 29 pacientë morën nga një dozë të psilocybin. Ky trajtim u shoqërua dhe me 9 seanca psikoterapie, ku pas rreth 6 muajsh pacientët shprehen se ndihen më të lehtësuar.

Rreth 80 përqind e tyre ndiheshin më të lehtësuar përballë mendimit se nuk kishin shumë kohë për të jetuar.

Ekspertët deklarojnë se nuk e kanë ende të qartë pse kjo lëndë ka këtë efekt tek njerëzit dhe po punojnë për të zbuluar të gjitha efektet që ka në trup.

Ata shprehen se trajtimi psikologjik është një pikë kyçe tek pacientët e diagnostikuar me kancer për t'i lehtësuar ata nga depresioni ose ankthi.

Në një raport të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, 18 milion njerëz u diagnostikuan me kancer në vitin 2018 dhe shumica prej tyre e vuanin psikologjikisht këtë sëmundje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat