Shenjat normale të vaginës: Pse s’ka vend për t’u shqetësuar

Këshilla mjekësore

Shenjat normale të vaginës: Pse s’ka vend për t’u shqetësuar

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Na ndodh shpesh të shqetësohemi duke menduar se diçka nuk shkon me zonën tonë intime,falë shenjave më poshtë. Kështu që bëni mirë të dini çfarë është normale dhe çfarë jo.

Djersin.

Besojeni apo jo, aty poshtë ka shumë gjëndrra djerse prandaj mund të krijohet djersë edhe në rast se nuk jeni në palestër apo duke u marrë me diçka të lodhshme. Përdorimi i të mbathurave 100%  pambuk do t’ju ndihmojnë në këtë rast.

Është e pabarabartë.

A e keni parë me vëmëndje? Mund të duket gazmore, por mënyra më e mirë për t’u ndjerë rehat me vaginën tuaj është të merrni një pasqyrë e të shikoni. Vulvat (pjesa e jashtme) mund të jenë të formave, madhësive dhe ngjyrave të ndryshme kështu njëra prej tyre mund të jetë më e madhe se tjetra ose e kundërta ose në tërësi mos t’i ngjajë atyre që keni parë deri më sot. Nuk ka asnjë problem!

Aroma

Vaginat kanë një aromë natyrale që mund të jetë si myk, por edhe metali nëse jeni gjatë periodave. Të dyja rastet janë të shëndetshme dhe normale. Gjithsesi një aromë e fortë dhe e padurueshme mund të jetë shenjë infeksoni. Kontrollohuni tek doktori dhe mos përdori solucione me shumicë pasi ato më shumë ju dëmtojnë.

Sekrecionet

Është normale të keni sekrecione të bardha ose të verdha të cilat mbesin në të mbathurat tuaja. Ato në fakt janë një tregues se vagina juaj po pastron vetveten. Rasti kur duhet të shqetësoheni ëshët kur ato janë gri, jeshile apo ndonjë ngjyrë tjetër. Sërish, shkoni tek mjeku.

Pulla apo lloje të ndryshme puçrrash

Mundësitë janë që një e ngritur ose lloj puçrre në buzët e vaginës ose vulvat e saj të jenë thjesht një puçërr normale ose një qime e cila rritet brenda në lëkurë. Por nëse ajo nuk zhduket për disa ditë me rradhë, është mirë të shkoni tek mjeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat