Më të prirë për puçrra se femrat: Meshkuj, kjo është mënyra si t’i pengoni aknet

Këshilla mjekësore

Më të prirë për puçrra se femrat: Meshkuj, kjo është mënyra si t’i pengoni aknet

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 06:14
Foto ilustrim

Gjinia mashkullore është më e prirë për puçrra dhe mitisere, sepse kanë lëkurë të yndyrshme

Është e vërtetë që femrat më shumë kurojnë fytyrën, mirëpo dukjen e tyre nuk do të duhej ta lënë pas dore as meshkujt.

Një ndër arsyet është ajo që gjinia më e fortë është më e prirë për puçrra dhe mitisere, sepse kanë lëkurë të yndyrshme.

Nëse dëshironi ta pengoni shfaqjen e akneve, ekspertët këshillojnë që në fytyrë të qitni ekskluzivisht preparate të cilat nuk përmbajnë vaj.

Gjithashtu, duhet t’ju kalojë në shprehi që nga shtëpia të mos dilni pa kremin për fytyrë, i cili mbron nga dielli apo edhe nga plakja e parakohshme e lëkurës.

Kjo posaçërisht është e nevojshme në periudhën verore kur rekomandohen preparatet me faktorin mbrojtës 30.

Me kujdes zgjidhni edhe mjetet për pastrim të fytyrës të cilat do ta eliminojnë tepricën e yndyrës dhe ndotjen, por edhe do t’i sigurojë lëkurës hidratim të nevojshëm.

Përdorni preparate pa sulfate apo parabene, por ato të cilat përmbajnë vitamina dhe aloe vera për hidratim plotësues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat