​Kot i pini: Këto janë shtojcat e rreme bimore

Këshilla mjekësore

​Kot i pini: Këto janë shtojcat e rreme bimore

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Në Shtetet e Bashkuara, katër kompani të mëdha me një numër të madh të dyqaneve me pakicë në mbarë vendin janë dyshuar kohët e fundit se kanë shitur shtesa të rreme dhe potencialisht të dëmshme bimore (shtesa të vitaminave), konfirmoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Nju Jork. Kompanitë ishin urdhëruar të largonin ato nga raftet e dyqaneve.

Një hetim nga autoritetet shtetërore zbuloi se një numër i shtojcave bimore, ato më të shitura, nuk përmbajnë asnjë prej përbërësve të listuar në etiketat.

Në vend të kësaj, shtojcat përmbajnë përbërës të lirë, të tilla si perime pluhur, barishte dhe miell drithërash, si dhe përbërës të tjerë, disa prej të cilave mund të jenë një rrezik për ata që vuajnë nga alergjia.

Hetimi u përqendrua në gjashtë produkte dhe këtu janë disa gjetje specifike:

Një produkt tha se përmbante "ginko biloba", dhe në të vë rtetë kishte rrepkë pluhur, barishte e tharë dhe miell gruri. Etiketa thoshte se produkti nuk përmbante as grurë, as gluten.

Produkti tjetër deklaroi në etiketë se përmbante ‘jen-sen’, dhe pilula u gjet se përmbante vetëm pluhur hudhre dhe oriz.

Përgatitja e tretë, pilula bimore, kishte përveç përbërësve “kryesorë”, bishtajore pluhur (përfshirë kikirikë dhe soje), të cilat te disa njerëz mund të shkaktojnë reaksione të rënda alergjike.

Tre produktet e tjera bimore u shitën si përgatitje të bazuara në kantarion, ginko biloba dhe valerian. Sidoqoftë, nga testimi u zbulua se ato ishin bërë nga pluhuri i orizit, fasulet, bizelet dhe karotat e egra.

Prokurori i përgjithshëm urdhëroi zinxhirët me pakicë të paraqisnin procedurat që ata përdorin për të kontrolluar përbërësit në shtojcat bimore dhe rezultatet e kontrolleve.

"Etiketimi i produkteve false, përmbajtja e rrezikshme në produkte dhe reklamimi i rremë janë të paligjshme. Kjo përbën një rrezik të papranueshëm për klientët, veçanërisht ata me një alergji ndaj përbërësve të fshehur (të pa shënjuar), "tha prokurori i përgjithshëm Eric Schneiderman.

Në përgjigje të hetimit, shitësit me pakicë thanë që ata do të largonin produktet nga dyqanet e tyre në shkallë vendi dhe të bashkëpunojnë me autoritetet derisa të zgjidhet problemi. Prodhuesit, natyrisht, tregojnë se ata "qëndrojnë prapa cilësisë dhe korrektësisë" të produkteve që ata shesin.

Shumë profesionistë të kujdesit shëndetësor në SHBA kanë paralajmëruar prej kohësh për cilësinë dhe sigurinë e disa shtesave dietike dhe e kanë mirëpritur këtë hetim, transmeton KosovaPress.

Kjo është hera e parë që shitësit me pakicë në Shtetet e Bashkuara janë ndaluar nga veprimet ligjore për shitjen e produkteve bimore të gabuara, shkruan New York Times.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat