Si ta ndihmoni fëmijën tuaj që të mos urinojë në shtrat

Këshilla mjekësore

Si ta ndihmoni fëmijën tuaj që të mos urinojë në shtrat

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 00:51
Foto ilustrim

Të urinuarit është një dukuri e zakonshme mes moshës 4-7 vjeç. Ndonjëherë mund të shkojë edhe më tej. Për disa prindër, ky mund të jetë kthyer në një problem të vërtetë.

Por duhet të dini se këtu nuk ka asgjë anormale, madje ka plot mënyra për ta parandaluar atë.

Më poshtë ju tregojmë disa prej tyre:

Zvogëloni numrin e pijeve para se të shkojë ora për gjumë

Për të parandaluar që fshikëza e fëmijës të jetë plot gjatë mbrëmjes, është e rëndësishme të kontrolloni sasinë e lëngjeve që pinë në fund të pasdites dhe përpara gjumit. Ata duhet të konsumojnë shumë ujë në mëngjes dhe gjatë kohës së drekës, pastaj ngadalë të zvogëlojnë sasinë kur dita përparon. Gjithashtu, është e rëndësishme që një fëmijë të shkojë në tualet çdo natë, para kohës së gjumit. Bëjeni këtë pjesë të rutinës suaj të mbrëmjes.

Shmangni ushqime të caktuara që mund të irritojnë fshikëzën

Ka lloje të caktuara të ushqimeve që mund të irritojnë fshikëzën tek fëmijët e vegjël, duke shkaktuar që ata të kenë incidente kur flenë pasi nuk kanë kontroll të mjaftueshëm të fshikëzës. Shmangni ushqimet që janë shumë acidike si lëngje frutash që përmbajnë limon, portokall, ananas, mollë ose boronicat.

Shmangni produktet si qumështi apo kosi, sepse qumështi mund të bëjë që fëmija juaj të ndihet më i përgjumur dhe i pengon ata të zgjohen kur fshikëza e tyre është plot. Gjithashtu shmangni çokollatën e nxehtë, çajin ose ndonjë pije të gazuar që mund të përmbajë shumë sheqer apo kafeinë.

Ndërpriteni gjumin e fëmijës për t’i çuar në tualet

Fëmijët zakonisht kanë një gjumë të rëndë prandaj është e vështirë që ata të zgjohen, megjithëse fshikëzën mund ta kenë plot. Ideja është që ju si prind t’i çoni ndonjëherë gjatë natës, në mënyrë që ata të shkojnë vetë në banjo derisa t’i kthehet në një rutinë.

Dyfishoni marrjen e magnezit

Sipas hulumtimit të bërë nga Qendra Kombëtare Klinike, fëmijët mund të vuajnë nga urinimi gjatë natës sepse ata nuk kanë magnez në dietën e tyre. Mungesa e magnezit e bën sistemin nervor më pak të përgjegjshëm, kështu që një fëmijë nuk është i vetëdijshëm kur duhet të përdorë tualetin. Nuk ka nevojë t’i jepni suplemente. Magnezin duhet ta marrin përmes ushqimeve, shkruan shije.al. Duhet të hanë më shumë avokado, fara susasi, banane, salmon etj.

Mbani një ditar

Mbani një ditar për të shënuar çdo gjë që ndodh gjatë ditës. Kjo do t’ju ndihmojë të monitoroni zakonet, aktivitetet, ushqimin, marrjen e lëngjeve të fëmijës suaj, shëndetin emocional dhe mendor. Kjo gjithashtu do t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë mund të nxisë urinimin e tyre.

Flisni me fëmijën tuaj

Bisedoni me fëmijën tuaj për të kuptuar gjendjen e tyre emocionale në përgjithësi. Ndonjë situatë ankthi apo paniku mund të jetë shkaku i lagështirës së shtratit të tyre. Duhet t’i mbështesni dhe jo t’i bëni të ndihen në faj.

Shpërblejini ata

Mos i shpërbleni fëmijët nëse e mbajnë shtratin të thatë gjatë natës. Nëse s’e bëjnë këtë, fëmijët do ndihen sikur kanë dështuar. Jepuni atyre shpërblime që lidhen me gjërat që i ndihmojnë të shmangin urinimin, të tilla si:

Pirja e ujit në mëngjes, por duke shmangur shumë lëngje në mbrëmje

Të hanë ushqime që janë të pasura me magnez

Vajtja në tualet para se të flenë

Motivojini ata duke i dhënë përgjegjësi

Është e rëndësishme të motivoni fëmijën tuaj duke e lënë të jetë përgjegjës dhe i pavarur deri në një farë mase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat