Nëntë veprimet që dëmtojnë dhëmbët tuaj - Bota Sot
Nëntë veprimet që dëmtojnë dhëmbët tuaj

Këshilla mjekësore

Nëntë veprimet që dëmtojnë dhëmbët tuaj

Më: 4 mars 2020 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Nëse mendoni se tregoheni mjaftueshëm të kujdesshëm për dhëmbët, gaboheni. Ka disa “vese” të cilët dëmtojnë gojën tuaj pa e ditur edhe pse ju mund t’i lani ata dy herë në ditë.

Ja cilët veprime ju dëmtojnë dhëmbët:

T’i lani pasi keni ngrënë mëngjes

Dhëmbët duhen larë sapo të zgjoheni në mënyrë që të largoni bakteret që janë formuar në gojën tuaj gjatë natës.

Të shpëlani gojën pasi lani dhëmbët

Pasi të lani dhëmbët nuk duhet të shpëlani gojën pasi kjo largon fluorin që ndodhet tek pasta e dhëmbëve, e cila është e mirë për dhëmbët dhe i mbron nga shkatërrimi. Thjeshtë pastroni pastën që ju ngelet në gojë.

Të lani dhëmbët direkt pasi keni ngrënë

Duhet të prisni 30 deri në 40 minuta që të lejoni që pështyma të neutralizojë PH e ulët në gojë të shkaktuar nga ushqimi dhe pija. Nëse i lani direkt, atëherë acidi ngjitet tek dhëmbët dhe shkakton erozion dhe gjithashtu kjo bën që dhëmbët të humbasin smaltin duke i bërë më të ndjeshëm dhe të dobët.

Të përdorni furçe me fije të fortë

Nuk duhet të përdorni kurrë një furçë me fije të fortë. Përdorni një me fije mesatare pasi u bën mirë dhëmbëve. Fija e fortë dëmton rezistencën, sipërfaqen e sipërme të dhëmbëve dhe smaltin mbrojtës.

Konsumi i gjërave të vogla

Nëse vazhdimisht hanë gjëra të vogla në tavolinë mes orarit të ushqimit, kjo ju bën dëm pasi rrit kontaktin që ushqimi ka me dhëmbët duke krijuar baktere që shkaktojnë zgavra.

Të përdorni dhëmbët për të hapur shishe

Hapja e shisheve apo ndonjë gjëje tjetër me dhëmbë dëmton jashtëzakonisht shumë dhëmbët tuaj, pasi i heq veshjen mbrojtëse. Nëse ndodh që thyeni dhëmbin gjatë një procesi të tillë, atëherë mbajeni dhëmbin deri sa të shkoni tek dentisti.

Konsumi i pijeve me ngjyrë

Pijet me ngjyrë si rum apo kola janë dëmtuesit më të këqinjë për gërryerjen e dhëmbëve pasi kanë PH të ulët dhe shumë aciditet. Duhe të dini se pijet me më pak ngjyrë janë më pak të dëmshme për dhëmbët tuaj.

Pijet me gaz

Nuk janë vetëm pijet alkoolike që dëmtojnë dhëmbët. Kini parasysh se këtë gjë bëjnë edhe pijet freskuese.

Pastrim me fill dentar

Pastrimi me fill dentar duhet bërë para se të lani dhëmbët. Gjithashtu fillin nuk dueht ta tërhiqni para-mbrapa, por poshtë-lart.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat