Frikë për mungesë globale të ilaçeve

Këshilla mjekësore

Frikë për mungesë globale të ilaçeve

Më: 5 mars 2020 Në ora: 00:25
Foto ilustrim

Ekziston frika për mungesë globale të disa barnave të zakonshme pasi India kufizoi eksportin e ilaçeve të caktuara për shkak të koronavirusit.

Furnizuesi më i madh në botë i ilaçeve gjenerike ka kufizuar eksportet e 26 përbërësve dhe ilaçeve të bëra prej tyre.

Ilaçet e kufizuara përfshijnë edhe Paracetamol-in, një nga lehtësuesit e dhimbjes më të përdorur në botë.

Ky veprim vjen pasi prodhuesit e shumicës së përbërësve të ilaçeve në Kinë janë mbyllur ose kanë limituar prodhimin.

Prodhuesit e ilaçeve në Indi mbështeten në Kinë për pothuajse 70% të përbërësve aktivë në ilaçet e tyre, dhe ekspertët e industrisë kanë paralajmëruar se ka të ngjarë të përballen me mungesa nëse epidemia vazhdon.

“Edhe ilaçet që nuk prodhohen në Kinë marrin përbërësit e tyre bazë nga Kina. Në nivel global mund të ketë mungesë nëse goditen të dyja, Kina dhe India”, paralajmëroi analisti Shaun Rein nga Grupi i Kërkimeve të Tregut në Kinë.

Lista e përbërësve dhe ilaçeve përbën 10% të të gjithë eksporteve farmaceutike indiane dhe përfshin disa antibiotikë, të tilla si tinidazole dhe eritromycin, hormonin progesterone dhe Vitaminën B12.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat