​Njerëzit me mjekra në rrezik më të madh nga koronavirusi - Bota Sot
​Njerëzit me mjekra në rrezik më të madh nga koronavirusi

Këshilla mjekësore

​Njerëzit me mjekra në rrezik më të madh nga koronavirusi

Më: 8 mars 2020 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmëron se mjekrat e burrave mund t'i bëjnë maskat mbrojtëse të padobishme.

Maskat nuk përshtaten

Mjekra e fryrë ose një mjekër e vogël nën buzën e poshtme, mund të mos jetë trendi i fundit i modës tani, por është një zgjedhje më e mirë kur bëhet fjalë për mbrojtjen nga koronavirusi sesa mjekrat e mëdha, paralajmërojnë ekspertët e Shëndetit të SHBA.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pretendon se stile të ndryshme të mjekrës mund të parandalojnë maskën të ngjitet në fytyrë, duke e bërë atë të padobishme.

Funksioni i frymëmarrjes

Një fytyrë plotësisht e rruar do të lejojë që maska mbrojtëse të vendoset siç duhet. Disa stile të tjera të mjekrës, të tilla si të ashtuquajturat mjekër tre-ditore ose mjekra që shtrihet vetëm përgjatë buzës së nof ullës, nuk rekomandohen, pasi ato mund të dëmtojnë funksionin normal të frymëmarrjes.

Çështja është se hulumtimet kanë treguar që qimet nën sipërfaqen e maskës shkaktojnë 20 deri në 1000 herë më shumë rrjedhje të ajrit dhe të gjitha grimcat që janë në të në krahasim me një fytyrë plotësisht të rruar.

Një shembull nga historia

Rruajtja dhe zvogëlimi i mjekrës në mënyrë që ato të futen nën maska mbrojtëse nuk është e re. Në një ese, Alexander Moritz Frey përshkroi se si Adolf Hitleri u këshillua gjatë Luftës së Parë Botërore të shkurtojë mustaqet në madhësinë e një furçe dhëmbësh për t'u vendosur nën një maskë mbrojtëse, dhe ai më pas vendosi të mbajë atë formë specifike të mustaqeve.

Ndryshe, CDC nuk rekomandon të mbani maska mbrojtëse gjatë gjithë ditës, por vetëm në situata kur rritet mundësia e infeksionit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat