Shqiptarët kanë imunitet të fortë ndaj koronavirusit

Këshilla mjekësore

Shqiptarët kanë imunitet të fortë ndaj koronavirusit

Më: 8 mars 2020 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

A kanë shqiptarët imunitet ndaj koronavirusit? Kjo pyetje në dukje jo profesionale duket se po kthehet në objektiv serioz studimor.

Duke qenë se është fakt se edhe pse shqiptarët përbëjnë grupin e dytë më të madh të të huajve në Itali—në Itali jetojnë të paktën 700 mijë, por me gjasa rreth 900 mijë shqiptarë, asnjë prej tyre nuk dihet të jetë prekur nga koronavirusi.

Duhet theksuar se burime të “Exit News” kanë folur me Alban Beltojën, mjekun reanimator shqiptar në zonën e Lodit, epiqendrën e koronavirusit në Itali, i cili pohon se nuk ka patur ansjë rast shqiptar në qendrën e tij dhe, në dijeninë e tij, në asnjë zonë tjetër të Italisë.

E njejta gjë është e vërtetë edhe në Shqipëri: nuk ka asnjë rast të prekur nga koronavirusi. Kjo gjendje duket pak e mundshme teorikisht duke patur parasysh lidhjet e forta dhe shkëmbimet e shumta të përditshme mes Italisë dhe Shqipërinë—çdo ditë hyjnë në Shqipëri nga Italia rreth 3-5 mijë persona.

Po ashtu, mosprekja nga virusi është dukur aq e pashpjegueshme sa natyrshëm në publik është ngritur dyshimi se në Shqipëri ka të prekur nga virusi, por qeveria po fsheh ekzistencën e tyre. Këto dyshime i kemi argumentur edhe ne në një artikull të para disa ditëve.

Por kjo gjendje e pashpjegueshme mund të ketë vërtet një shpjegim shëndetësor, në dukje pak të besueshëm, por që po konsiderohet seriozisht: shqiptarët, në përgjithësi, mund të kenë imunitet ndaj koronavirusit ose mbrojtje ndaj pasojave që ai shkakton në rrugët e frymëmarrjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke e shqyrtuar këtë hipotezë, sikurse kemi informuar këtu.

Në biseda me mjekë infeksionistë, Exit News ka mësuar se hipoteza që po shqyrtohet është nëse imuniteti i fituar nga shqiptarët ndaj malarjes ofron mbrojtje edhe ndaj koronavirsuit.

Mjekë të huaj që kanë studiuar koronavirusin, kanë konstatuar se dëmet që ai sjell në organizëm janë të ngjashme me ato të malarjes, madje një mjek francez ka ngritur pretendimin, që po testohet, se edhe koronavirusi mund të jetë i ndjeshëm ndaj terapisë që përdoret për luftimin e malarjes.

Është fakt se për shkak të malarjes shqiptarët, në përgjithësi, kanë fituar ndryshime të qelizave plazmatike, pjesë e sistemit imunitar, të cilat kanë krijuar mbrojtje ndaj malarjes. Këto ndryshime janë studiuar dhe bërë publike gjërësisht nga mjeku i shquar shqiptar Prof. Dr. Ines Boletini.

A ofrojnë ndryshimet gjenetike të krijuara dhe trashëguara tek shqiptarët si pasojë e malarjes një zhvillim me fat për mbrojtjen nga koronavirusi? Kjo hipotezë, sado e pabesueshme, po hulumtohet dhe së shpejti do të kemi përgjigjen.

Ndërkohë që fakti mbetet se në mënyrë të pashpjegueshme shqiptarët mbeten të paprekur krejtësisht nga koronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat