T’i thani duart është po aq e rëndësishme sa t’i lani - Bota Sot
T’i thani duart është po aq e rëndësishme sa t’i lani

Këshilla mjekësore

T’i thani duart është po aq e rëndësishme sa t’i lani

Më: 12 mars 2020 Në ora: 00:55
Foto ilustrim

Duke parë numrin e të prekurve me koronavirus, Organizata Botërore e Shëndetit ka këshilluar larjen e duarve rregullisht dhe imtësisht. Uji dhe sapuni janë dyshja e preferuar, por nëse s’keni ku t’i lani duart, mund të përdroni dezinfektues.

Siç mund ta keni dëgjuar, duart duhet të lahen me sapun nën ujë të rrjedhshëm për të paktën 20 sekonda. Sapuni minimizon praninë e baktereve dhe viruseve në lëkurë, por edhe tharja e duarve është njësoj e rëndësishme.

Tharja heq lagështirën nga duart dhe pakëso fërkimin që minimizon më tej transferimin e mikroorganizmave. Mikrobet kalojnë më lehtësisht në lëkurë të lagur sesa të thatë.

Gjithashtu, rekomandohet që duart të thahen me letra njëpërdorimshe. Peshqirët mund të përdoren edhe nga persona të tjerë dhe të transmetojnë patogjenë në duar të pastra. Tharëset nga ana tjetër i përhapin më shumë dhe më larg mikroorganizmat dhe kontaminojnë jo vetëm duart, por edhe mjedisin, shkruan Anabel.

Më pak fjalë, lani duart me ujë dhe sapun, thajini mirë me letra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat