Qëndrimi ulur rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe sëmundja e sheqerit te femrat

Këshilla mjekësore

Qëndrimi ulur rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe sëmundja e sheqerit te femrat

Më: 14 mars 2020 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Qëndrimi ulur rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës pas menopauzës te femrat e moshuara dhe te ato me peshë të madhe trupore

Shkencëtarët nga Universiteti i Arizonës theksojnë se rreziku rritet proporcionalisht me kohën e kaluar në pozitën ulur.

Theksohet që çdo orë më shumë e qëndrimit ulur në ditë krijon 6 për qind mungesë insuline dhe ndikon në rezistencën e insulinës mesatarisht 7 për qind.

Njëra ndër autoret e studimit, profesoreshë Dorothy D. Sears, zbulon se femrat me prejardhje hispanike bëjnë pjesë posaçërisht në grupin e lëndueshëm, sepse te to më së shumti janë të shprehura pasojat e qëndrimit ulur shumë gjatë ditës, në pleqëri, për shkak të problemeve shëndetësore…

Femrave të moshuara dhe atyre me peshë të madhe trupore u rekomandohet aktivitet i lehtë fizik: shëtitje, shtrirje të lehta, ushtrime të vogla…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat