Shkencëtarët: Pastrimi i duarve me sapun është më efikas se alkooli - Bota Sot
Shkencëtarët: Pastrimi i duarve me sapun është më efikas se alkooli

Këshilla mjekësore

Shkencëtarët: Pastrimi i duarve me sapun është më efikas se alkooli

Më: 16 mars 2020 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Dezinfektuesit, të cilët përmbajnë alkool janë mjaft efektivë në eliminimin e viruseve, mirëpo sipas ekspertëve, metoda më e mirë e pastrimit të duarve është me anë të ujit dhe sapunit.

Viruset mund të qëndrojnë aktivë në sipërfaqe të trupit me orë dhe ditë të tëra. Dezinfektuesit, lëngjet, pecetat dhe kremrat që përmbajnë alkool, janë efektive në eliminimin e tyre, por jo aq efektive sa larja e tyre me ujë dhe sapun.

Por pse një sapun mund të funksionojë kaq mirë në eliminimin dhe mbytjen e viruseve, duke përfshirë edhe virusin COVID-19? Përgjigja është e thjeshtë: sepse virusi përbëhet nga disa grimca nanometrike, të grumbulluara, në të cilën shtresa lipikde, që shërben si lidhje në mes tyre është shumë e dobët.

Duke marrë parasysh këtë fakt, sapuni ka aftësi që ta shkatërroj me lehtësi këtë membranë lipidike dhe në këtë rast virusi zbërthehet, dhe vdes apo bëhet inaktiv.

Larja e duhur e duarve me sapun është e domosdoshme, pasiqë sapuni përmban disa substanca yndyrore të ngjashme me membranën yndyrore të virusit, prandaj është efektiv në shpërbërjen e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat