Nëntë këshilla të shkëlqyeshme për prindërit të cilët i shkollojnë fëmijët në shtëpi: Nëse bëhen nervozë, veproni kështu! - Bota Sot
Nëntë këshilla të shkëlqyeshme për prindërit të cilët i shkollojnë fëmijët në shtëpi: Nëse bëhen nervozë, veproni kështu!

Këshilla mjekësore

Nëntë këshilla të shkëlqyeshme për prindërit të cilët i shkollojnë fëmijët në shtëpi: Nëse bëhen nervozë, veproni kështu!

Më: 17 mars 2020 Në ora: 13:10
Foto Ilustrim

Përkufizoni kohën të cilën fëmijët do ta kalojnë para ekranit dhe le t’u jetë obligim pasi që t’i kenë kryer obligimet e tyre

Shkollimi në shtëpi është sikur edukimi i fëmijëve, disa ditë do të jenë të shkëlqyeshëm, ndërsa disa ditë të tjera nuk do të pyeten a do të mund ta përballojnë atë. Keni parasysh që fëmijët tuaj ndihen po ashtu.

Shkollimi në shtëpi, thuhet se është 80 për qind e mësimit të ndërtimit të karakterit, ndërsa 20 për qind e gjërave themelore të cilat duan t’i dinë.

Kështu kemi kohë t’i përcaktojmë prioritetet në jetë, ndërtimin e miqësive dhe raporteve.

Arsimimi në shtëpi me vete bart mjaft raste dhe kënaqësi të cilat nuk janë në shkollat shtetërore.

Kjo listë e top-këshillave për shkollim në shtëpi shpresojmë që do t’u ndihmojë të tjerëve, aq më parë atyre të cilët papritur janë gjendur në situatë të tillë për shkak të koronavirusit.

Rrjetet shoqërore

Përkufizoni kohën të cilën fëmijët do ta kalojnë para ekranit dhe le t’u jetë obligim pasi që t’i kenë kryer obligimet e tyre. Përpiquni të ndërtoni sado që të mundeni që loja e tyre dhe pasionet të fokusohen në disa aktivitete edukative dhe kreative.

Aktivitetet

Ndërtoni me ta kështjella nga mobiliet, lozni lojëra shoqërore apo lexojuni me zë derisa ata pikturojnë apo zgjidhin mozaikun.

Humori i tyre

Patjetër kushtoni kujdes humorit të tyre dhe mos i detyroni të bëjnë diçka që nuk dëshirojnë. Nëse bëhen nervozë, ndryshoni mënyrat tuaja. Hani mesracion, zieni kafe, ndërkaq atyre jepni ndonjë pije të preferuar… Përpiquni që veten ta vendosni në pozicionin e tyre dhe më lehtë do të arrini deri te zgjidhjet.

Humori juaj

Nëse vëreni veten që fëmijëve tuaj u përgjigjeni me nervozizëm, pyesni veten përse jeni bërë përnjëherë të tillë. Sërish vendosni veten në vendin e tyre dhe mendoni si do të dëshironit ju t’ju trajtonte dikush tjetër.

Koha e lirë

Gjeni gëzimin dhe lumturinë në kohën e kaluar me fëmijët. Qëndroni me ta në çdo moment, aq më parë tani kur nuk shkoni në zyrë dhe keni më shumë kohë për ta.

Lidhshmëria

Nëse keni më shumë fëmijë, mësoni dhe ndërtoni marrëdhëniet dhe lidhjet e tyre. Tani është rasti i vërtetë që ata të bëhen më të afërt.

Dëgjoni

Nëse ju bëjnë pyetje për gjërat rreth vetes, hulumtoni përgjigjet. Çfarëdo që atyre t’u interesojë kuptojeni me seriozitet dhe edukoni ata.

Bontoni

Mos lejoni të ndërpresin njëri-tjetrin dhe vendosni kufij të qartë, rutinën dhe orarin. Nëse janë mjaft të rritur, angazhoni në punë shtëpiake dhe jepuni obligime – le të lajnë enët, le t’i palosin rrobat e veta, lodrat…

Qëndroni

Fëmijët shpesh do të qajnë dhe do të ankohen, jini të gatshëm për këtë. Assesi mos u përgjigjeni me nervozizëm dhe mos rrezatoni energji negative, por përpiquni t’u ndihmoni dhe të zgjidhni problemin i cili është shfaqur. Përdorni YouTube-n për video joga, audi-libra dhe lexoni me zë.

Vallëzoni, bëni shaka dhe lozni me fëmijët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat