Katër gjëra të cilat mund t’i bëni me paratë tuaja, tani derisa po vazhdon pandemia e coronavirusit - Bota Sot
Katër gjëra të cilat mund t’i bëni me paratë tuaja, tani derisa po vazhdon pandemia e coronavirusit

Këshilla mjekësore

Katër gjëra të cilat mund t’i bëni me paratë tuaja, tani derisa po vazhdon pandemia e coronavirusit

Më: 30 mars 2020 Në ora: 13:43
Foto Ilustrim

Edhe pse nuk mundeni të ndikoni në shumëçka për shkak të coronavirusit, ekziston diçka që mund të kontrolloni – financat tuaja. Edhe pse nuk mund të kontrolloni kur të shërohet tregu apo kur të kthehemi në rutina të zakonshme, ekzistojnë disa gjëra mbi të cilat mund të ndikoni, kur është fjala për paranë.

1. Kursimi

Nëse ende keni pagën, tani është koha të jeni më këmbëngulës dhe më të disiplinuar. Nëse deri tani nuk keni pasur fond për ditë të vështira, është koha e duhur ta formoni.

– Zakonisht dëgjoni që fondet për raste urgjente dhe njerëzit të cilët thonë që ruajnë para për tre muaj, gjashtë muaj. Jo. Duhet për një vit, thotë Ramit Sethi, ekspert financiar, autor i shumë librave për bisnesin.

2. Punoni në qëllimet tuaja financiare

Nëse ende dëshironi të blini banesë, shtëpi, të shkoni në një pushim më të gjatë apo të ruani sasinë solide për pension, vazhdoni të punoni në atë qëllime në çfarëdo mënyre.

Rruga drejt realizimit të qëllimeve tuaja ndoshta mund të hasë në ndonjë pengesë, mirëpo strategjia është me siguri e njëjtë. Nëse duhet, përshtatuni, por tani mos hiqni dorë nga planet tuaja.

3. Sigurimi juaj

Nëse ende nuk keni sigurim të jetës, mirëpo kemi familje e cila varet nga ju, me siguri është koha të mendoni për blerje të policës së sigurimit. Sigurimi i jetës është njësoj lehtë të bëhet si edhe para pandemisë së coronavirusit, ndërkaq çmimet mbeten të volitshme. Pos sigurimit të jetës, mendoni edhe për sigurimin e shëndetit.

4. Menaxhimi me borxhin tuaj

Nëse dini që nuk do të mundeni të bëni pagesën muajin e ardhshëm, thirrni huadhënësin tuaj tani dhe do të mësoni cilat janë mundësitë tuaja – mos prisni.

Ndoshta do t’ju ofrohet ndonjë lloj lehtësie nëse te ju ka ndikuar coronavirusi, qoftë të jetë shtyrje e pagesës apo heqje dorë nga kamata. Ose edhe ndonjë kredi të volitshme.

Fjalë kyçe koha pandemia e Coronavirusit Edhe pse nuk mundeni të ndikoni në shumëçka për shkak të coronavirusit ekziston diçka që mund të kontrolloni – financat tuaja Edhe pse nuk mund të kontrolloni kur të shërohet tregu apo kur të kthehemi në rutina të zakonshme ekzistojnë disa gjëra mbi të cilat mund të ndikoni kur është fjala për paranë transmeton Telegrafi. 1. Kursimi Nëse ende keni pagën tani është koha të jeni më këmbëngulës dhe më të disiplinuar. Nëse deri tani nuk keni pasur fond për ditë të vështira është koha e duhur ta formoni. – Zakonisht dëgjoni që fondet për raste urgjente dhe njerëzit të cilët thonë që ruajnë para për tre muaj gjashtë muaj. Jo. Duhet për një vit thotë Ramit Sethi ekspert financiar autor i shumë librave për bisnesin. 2. Punoni në qëllimet tuaja financiare Nëse ende dëshironi të blini banesë të shkoni në një pushim më të gjatë apo të ruani sasinë solide për pension vazhdoni të punoni në atë qëllime në çfarëdo mënyre. Rruga drejt realizimit të qëllimeve tuaja ndoshta mund të hasë në ndonjë pengesë mirëpo strategjia është me siguri e njëjtë. Nëse duhet përshtatuni por tani mos hiqni dorë nga planet tuaja. 3. Sigurimi juaj Nëse ende nuk keni sigurim të jetës mirëpo kemi familje e cila varet nga ju me siguri është koha të mendoni për blerje të policës së sigurimit. Sigurimi i jetës është njësoj lehtë të bëhet si edhe para pandemisë së coronavirusit ndërkaq çmimet mbeten të volitshme. Pos sigurimit të jetës mendoni edhe për sigurimin e shëndetit. 4. Menaxhimi me borxhin tuaj Nëse dini që nuk do të mundeni të bëni pagesën muajin e ardhshëm thirrni huadhënësin tuaj tani dhe do të mësoni cilat janë mundësitë tuaja – mos prisni. Ndoshta do t’ju ofrohet ndonjë lloj lehtësie nëse te ju ka ndikuar coronavirusi qoftë të jetë shtyrje e pagesës apo heqje dorë nga kamata. Ose edhe ndonjë kredi të volitshme.
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat