Koronavirusi, ekspertët tregojnë ndikimin që e ka kondicioneri - Bota Sot
Koronavirusi, ekspertët tregojnë ndikimin që e ka kondicioneri

Këshilla mjekësore

Koronavirusi, ekspertët tregojnë ndikimin që e ka kondicioneri

Më: 15 prill 2020 Në ora: 23:48

Me kalimin e kohës studimet e shumta mbi koronavirusin kanë zbuluar një pjesë të mirë të shkaktarit të pandemisë. Dimë për shembull që virusi nuk ndodhet vetë në ajër, por projektohet  aty nga spërklat e personave të infektuar, kur ata teshtin ose kolliten. 

Disa prej tyre, më të rënda, bien në tokë. Të tjerat, më të lehta, shpërndahen më gjatë në ajër në formë reje, pak a shumë si një aerosol. 

Por ka mundësi që këto të fundit të përfundojnë në ajrin e kondicionuar që ndodhet në shtëpitë tona?

Mirëmbajtja e aparatit është rëndësishme, veçanërisht pastrimi ose zëvendësimi i filtrave 

Ekspertët e fushës, virologët por edhe eksperienca praktike gjatë pandemisë kanë evidentuar faktin se në parim ajri i kondicionuar jo vetëm që nuk ka rrezik, por përdorimi i tij është i nevojshëm për të ndërruar ajrin në ambiente të mbyllura ku mund të ndodhen persona të infektuar. Kjo, sepse mekanizmi i aparaturës thith ajër të pastër dhe të filtruar nga jashtë, dhe sa më shumë të zgjasë ky proces, aq më shumë i pastër do të jetë ajri në ambientin e brendshëm. 

Ekspertët rekomandojnë që këto aparate të mbahen të ndezura mundësisht 24 orë në këtë periudhë emergjence, për të thithur sa më shumë molekulat e virusit që mund të jenë pezull në ajër, dhe në të njëjtin moment të parandalojnë që këto molekula të bien në tokë.

Por padyshim, mirëmbajtja e aparatit është rëndësishme, veçanërisht pastrimi ose zëvendësimi i filtrave, mundësisht e kryer nga personel i certifikuar ose gjithsesi duke marrë parasysh të gjithë elementët e sigurisë, pra vënia e maskës dhe dezinfektimi i duarve. 

Rëndësi ka edhe rregullimi i lagështirës në ambient, sepse sipas ekspertëve, një nivel pak më i lartë lagështire mund të ndihmojë sepse spërklat e vogla mund të kondensohen dhe të zbresin më shpejt në tokë. 

Me ngrohjen e motit, që do të bëhet gjithmonë më e qartë javët në vijim, të paktën mund të jemi teqetë për këtë komoditet në shtëpitë tona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat