A e dini sa e rëndësishme është që të hani një vezë për mëngjes?

Këshilla mjekësore

A e dini sa e rëndësishme është që të hani një vezë për mëngjes?

Më: 21 prill 2020 Në ora: 14:46
Foto Ilustrim

Ngrënia e një veze në ditë mundet t’ju vijë në ndihmë kundër sëmundjeve kardiovaskulare

Sipas një studimi të publikuar në revistën Heart, njerëzit që hanë një vezë në ditë janë 18 përqind më pak të rezikuar nga vdekja e parakohshme për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.

I njëjti studim thotë se njerëzit që hanë një vezë në ditë janë 28 përqind më pak të rrezikuar nga ishemia apo hemoragjia cerebrale. Në studim u analizuan të dhënat e plot 400,000 të rriturve. Ata ishin të moshave nga 30 deri në 79 vjeç. Studime të tjera, analizuan regjimin ushqimor të pjesëmarrësve dhe sasinë e vezëve të konsumuara prej tyre.

Në harkun kohor të nëntë viteve, ata regjistruan të dhënat shëndetësore, duke u përpjekur për të kuptuar rolin e vezëve në shëndet. Njerëzit që kishin një konsum mesatar të vezëve – një herë në ditë- kishin më pak gjasa të prekeshin nga sëmundjet kardiovaskulare. Këtu përfshihet ataku në zemër, ishemia, hemoragjia cerebrale e sëmundje të tjera të të njëjtit grupim.

Vlerat E Vezëve Për Organizmin

Shkencëtarët kanë provuar se kolina, kjo vitaminë e veçantë është materiali më i rëndësishëm ndërtimor i trurit. Nëse hani vezë, trupi juaj merr mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese. Mungesa e kolinës çon në rënien e kujtesës.

Sy Të Mprehtë

Vezët e pulave janë të pasura me luteinë. Kjo substancë është përgjegjëse për shikimin e qartë dhe të mprehtë. Me mungesën e tij, indet e syrit dëmtohen dhe shikimi përkeqësohet në mënyrë të pakthyeshme.

Vitaminë D Dhe Kalçium

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, Vezët janë të pasura me vitaminë D e cila ndihmon organizmin të përthithë më shumë kalçiumin dhe për të forcuar kockat dhe dhëmbët.

Më Shumë Vitaminë B

Vitamina B mbron lëkurën, flokët dhe mëlçinë. Biotina, vitamina B12 dhe proteinat e tretshme ushqyese kontribuojnë në forcimin e flokëve dhe lëkurës. Elementet që përmbajnë vezët e pulës promovojnë eliminimin e toksinave nga mëlçia.

Rënie Në Peshë

Shkencëtarët dolën në përfundimin se nëse kombinoni një dietë me pak kalori me vezët për mëngjes, humbni peshë dy herë më shpejt. Një mëngjes i tillë ju ngop për një kohë të gjatë, duke ju lejuar të ulni sasinë e ushqimit të konsumuar brenda një dite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat