Si të ushqeheni nëse nuk jeni tolerantë ndaj laktozës

Këshilla mjekësore

Si të ushqeheni nëse nuk jeni tolerantë ndaj laktozës

Më: 27 prill 2020 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Nëse mendoni që jeta pa djathë, jogurt apo kafe me qumësht është e pakuptimtë, nuk keni arsye të frikësoheni

Edhe për ata të cilët i ndiejnë pasojat e jotolerancës ndaj laktozës ka shumë opsione.

1. Zgjedhja e duhur

Ekzistojnë produkte të shumta qumështi me të cilat mund të kënaqeni, edhe pse nuk jeni tolerantë ndaj laktozës.

Për dallim nga pijet nga soja, tërshëra, ky qumësht është burim i kalciumit, ndërsa dallimin në shije as që do ta vëreni, sepse në produkte të këtilla laktoza është e zbërthyer në sheqerna më të thjeshtë dhe qumështi juaj është i ëmbël.

2. Nuk jeni të detyruar të hiqni dorë nga djathi

Përpiquni të hani djathë të fortë, sepse ata për shkak të procesit të prodhimit përmbajnë më pak laktozë se produktet e tjera të qumështit. Me rastin e blerjes, vetëm verifikoni deklaracionin.

Meqenëse laktoza është sheqer, gjetja e djathit ideal nuk do të jetë problem – zgjidhni atë i cili përmban pak apo nuk përmban fare sheqer.

3. Shpesh, por pak

Ekzistojnë dëshmi të cilat vërtetojnë që edhe ata që kanë problem me jotolerancën ndaj laktozës duhet të përdorin produkte qumështi. Me marrjen e përditshme të sasive të vogla, rritet edhe toleranca.

Edhe pse në fillim nuk do të mund të pini gjithë qumështin në tetrapak pa ndier dhembje, do të mundeni të provoni të kënaqeni me gjysmë gote qumësht disa herë gjatë ditës.

4. Vetëm në drekë ose në darkë

Përpiquni që produktin tuaj të preferuar ta hani me sasi më të madhe racioni. Kështu do të ngadalësoni tretjen e laktozës dhe do të zvogëloni mundësinë e fryrjes. Për fillim, një gotë të vogël qumësht e pini në darkë.

5. Shtesat në filxhan qumështi

Kjo këshillë me siguri do t’ju pëlqejë. Në filxhan me qumësht shtoni kakao… Do të mund t’ju ndihmojnë në zvogëlim të simptomave të shkaktuara me jotolerancën ndaj laktozës.

Me konsumimin e kakaos tretja ngadalësohet gjë që zvogëlon shpejtësinë me të cilën laktoza kalon nëpër zorrë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat