Si t’i shëroni thembrat e çara në mënyrë natyrale?

Këshilla mjekësore

Si t’i shëroni thembrat e çara në mënyrë natyrale?

Më: 11 maj 2020 Në ora: 12:00
Foto Ilustrim

Thembrat e plasaritura ose këmbët e çara janë një shenjë e kujdesit të padëshiruar të tyre

Këmbët e plasaritura mund të shkaktohen nga mungesa e lagështisë, gjendjes mjekësore dhe mbi ekspozimi, por njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe këmbët e atletit janë më të prirura ndaj tij.

Nëse keni thembra të çara, është lehtë të kuptohet se përse ekziston ky shqetësim. Por, shumë pak persona e dinë se zgjidhja për këtë problem të zakonshëm veçse gjendet në shtëpinë tuaj.

Thembrat e çara mund të rregullohen apo shërohen edhe në mënyrë natyrale me ndihmën e ayurvedat ose homeopatisë.

Kujdes si pastroheni:

Shmangni zhytjen e këmbëve në ujë ose pastrimin me ujë shumë të nxehtë, sepse kjo i shkakton këmbët të thahen. Në vend të kësaj, pastrohuni me ujë të vakët.

Disa terapistë rekomandojnë edhe përdorimin e sheqerit si eksfoliant natyral  në këmbë të thata për t’i pastruar mirë dhe për ta hequr qafe lëkurën e tharë.

Përdorni Aloe Vera:

Substanca që përngjanë me xhel nga gjethet e aloe veras, është lagështues i mahnitshëm që e shëron dhe zbutë lëkurën.

Vetëm vendoseni një gjeth të kësaj bime të mahnitshme në zonën e prekur dhe dhimbja do të lirohet, si dhe thembra do të shërohet.

3 filxhanë çaji me qumësht dhe 3 lugë gjelle sodë buke

Për këtë trajtimi duhet përdorur qumësht i ngrohtë. Kujdes me temperaturën e tij, pasi nuk duhet t’u djegë këmbët.

Shtoni qumështin në një legen të vogël dhe mbani këmbët brenda për 10 minuta. Hiqini për pak minuta dhe shtoni sodën e bukës.

Me ndihmën e një furçe dhëmbësh fërkoni thembrat derisa të mbuloni plotësisht shputën dhe mbajini në qese për 30 minuta. Në fund lajini me ujë të vakët.

Ky trajtim duhet përdorur për 2 javë me radhë derisa të vini re ndryshimet e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat