Pasojat që na lë në shëndetin mendor, mënyra si u mbyllëm prej koronavirusit

Këshilla mjekësore

Pasojat që na lë në shëndetin mendor, mënyra si u mbyllëm prej koronavirusit

Më: 23 maj 2020 Në ora: 00:45
Foto ilustrim

Shkencëtarët thonë se ndikimet në shëndetin mendor për shkak të COVID-19, mund të zgjasin edhe pasi të ketë mbaruar pandemia.

Një hulumtim i ri tregon se disa pacientë të shtruar me koronavirus ka të ngjarë aë edhe pas shërimit të vuajnë nga ankthi, depresioni dhe stresi post-traumatik, për shumë muaj ose vite pasi të kenë dalë nga spitali.

Rreth 15 për qind e pacientëve të shtruar në spital me SARS ose MERS, dy koronaviruse të lidhura ngushtë me atë që shkakton COVID-19, vuanin nga depresioni ose ankthi deri në tre vjet pasi kishin dalë nga spitali, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën “The Lancet Psychiatry”.

Rreziqet mund të jenë më të larta edhe për publikun e gjerë. Humbjet e shumta të vendeve të punës, bombardimi nga media dhe efektet izoluese të distancimit fizik mund të çojnë në rritje të problemeve të shëndetit mendor, paralajmërojnë ekspertët.

Klima e terrorit që u mboll nga liderët e shumë vendeve përmes aplikimit të masave drastike të kufizimit të lirive të njeriut, ka lënë gjurmë te njerëzit duke shtuar ankthin dhe frikën, pasigurinë në jetë dhe më tej, pasoja direkte që lidhen me ekonominë.

Shkencëtarët në Britaninë e Madhe, SHBA dhe gjetkë thonë se kufizimet sociale kanë bërë që familjet dhe miqtë e atyre që humbën të afërmit të mos ishin në gjendje të merrnin pjesë në funerale, gjë që do t’u kishte shërbyer si ngushëllim shpirtëror për t’i qetësuar.

Po ashtu, dasmat, ceremonitë e diplomimit dhe ngjarjet e tjera u anuluan, duke shtuar stresin në një kohë edhe kështu mjaft stresuese.

Ata thonë se edhe pse shumë vende kanë filluar të lehtësojnë masat për distancimin fizik, situata nuk do të kthehet shpejt në normalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat