Fertiliteti dhe meshkujt: Këshilla për të rritur cilësinë e spermës

Këshilla mjekësore

Fertiliteti dhe meshkujt: Këshilla për të rritur cilësinë e spermës

Më: 24 maj 2020 Në ora: 13:06
Ilustrim

Fertiliteti te meshkujt varet nga cilësia dhe sasia e spermës, tek e cila mund të ndikojnë një sërë faktorësh.

Meshkujt mund të mos jenë të aftë të kontrollojnë gjithçka që rrit fertilitetin e tyre, por mund të ndjekin disa hapa për të rritur në maksimum këtë proces si dhe për të përmirësuar cilësinë e spermës.

Pini multivitamina. Marrja e multivitaminave çdo ditë, ndihmon në ngritjen e niveleve të selenit, zinkut dhe acidit folik, lëndë ushqyese tepër të rëndësishme për prodhimin dhe funksionimin e spermës.

Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime. Këto ushqime janë të pasura me antioksidues dhe ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së spermës.

Shmangni stresin. Stresi mund të ndikojë te disa hormone që shërbejnë për prodhimin e spermës. Ai mund të ulë gjithashtu edhe funksionin seksual?? Aktiviteti fizik. Ushtrimet ju bëjnë mirë për sistemin riprodhues dhe shëndetin në përgjithësi. Megjithatë, te meshkujt që e teprojnë me ushtrimet fizike, shfaqet një ndryshim i përkohshëm në nivelet e hormoneve dhe një ulje e cilësisë së spermës.

Kujdes peshën. Sasia e paktë apo e tepruar e yndyrave në trup, mund të shkaktojë probleme në shtimin e qelizave riprodhuese, të cilat mund të ulin cilësinë e spermës dhe të rrisin përqindjen e spermës jonormale. Meshkujt me një peshë të shëndetshme, kanë më shumë gjasa të kenë edhe spermë të shëndetshme.

Marrë nga libri ‘Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat