Trajtimi natyral për largimin e shenjave të shkaktuara nga luhatjet e peshës

Këshilla mjekësore

Trajtimi natyral për largimin e shenjave të shkaktuara nga luhatjet e peshës

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 06:55
Ilustrim

Strijat ose shenjat e shkaktuara në lëkurë nga luhatjet e peshës janë një nga shqetësimet më të mëdha të një gruaje kur vjen puna tek paraqitja e jashtme. Ka shumë gra të cilat i përshkruajnë strijat si një njollë e keqe e bukurisë së jashtme të një femre. Rëndom besohet se strijat janë një pasojë e shtatzanisë por e vërteta është se rreth 90 përqind e grave në planet janë përballur me strijat.

Lëkura e njeriut është elastike që do të thotë nëse tërhiqet apo shtendoset arrin të kthehet në gjendjen fillestare. Në rastin e strijave, lëkura është tepër e shtendosur dhe nuk kthehet dot në gjendjen e mëparshme. Përveç shtatzanisë, strijat shfaqen edhe si pasojë e luhatjeve të peshës por edhe ndryshimet hormonale. Strijat mund të shfaqen në pjesën e barkut, shpinës, parakrahut dhe ije.

Si Të Luftoni Strijat Duke Përdorur Aspirinën
Përdorimi i aspirinës në lëkurë mund të tingëllojë një ide e çuditshme dhe e padëgjuar, megjithatë aspirina është shumë efikase. Një prej përbërësve më efikasë të aspirinës është kimikisht i ngjashëm me acidik salicilik. Për pasojë, aspirina është e dobishme në pastrimin e qelizave të vdekura, zhdukjen e akneve, përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, heqjen e njollave dhe strijave. Ju mund të shtypni tre kokrra aspirinë deri sa të bëhen pluhur.

Më pas hidhni disa pika ujë dhe përziejini deri sa të formoni një pastë të cilën mund ta vendosni në zonën e strijave dhe ta mbani për 15-20 minuta. Më pas, lëkurën mund ta lyeni me vaj ulliri i cili është i pasur me antioksidantë, ose lëng limoni i cili falë aciditetit ndihmon në rimëkëmbjen e lëkurës. Këtë trajtim mund ta përsërisni rregullisht që të vëreni përmirësim në paraqitjen e lëkurës. Një kurë tjetër natyrale kundër strijave është e bardha e vezës.

Ajo është shumë e pasur me amino acide dhe proteina. Ju mund të lyeni lëkurën e prekur nga strijat me të bardhën e vezës dhe ta mbani maskën për disa minuta deri sa të thahet. Gjithmonë pas përdorimeve të maskave të tilla, nuk duhet të harroni të lyeni lëkurën me vaj ulliri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat