Shtatë këshilla se si të mbani nën kontroll tensionit e gjakut - Bota Sot
Shtatë këshilla se si të mbani nën kontroll tensionit e gjakut

Këshilla mjekësore

Shtatë këshilla se si të mbani nën kontroll tensionit e gjakut

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Këshilla të rëndësishme për kontrollin e presionit të gjakut.

Humbni në peshë

Mbipesha rrit rrezikun e tensionit të lartë. Edhe një humbje e vogël në peshë mund të ndihmojë pasi sjell një ndryshim të madh në mbajtjen nën kontroll të tensionit dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës.

Ushqehuni shëndetshëm

Ekspertët rekomandojnë zbatimin e një regjimi të shëndetshëm mesdhetar. Ky i fundit përqendrohet më shumë në ngrënien e shumë perimeve dhe frutave. Gjithashtu, këshillohet ulja e konsumit të yndyrnave të ngopura, mishit të kuq dhe karbohidrateve si makarona dhe bukë.

Ulni konsumimin e kripës

Rekomandohet që të hani jo më shumë se 1.500 mg në ditë. Ka një lidhje të fortë midis marrjes së tepërt të kripës dhe hipertensionit apo çrregullimeve të tjera metabolike.

Mos pini duhan

Pirja e duhanit dëmton shëndetin e mushkërive dhe rrit rrezikun e kancerit. Megjithatë, pirja e duhanit është faktor rreziku për atakun në zemër dhe goditjet në tru.

Aktiviteti fizik

30 minuta aktivitet fizik për të paktën 3 ditë në javë, zvogëlon shanset e tensionit të lartë të gjakut, diabetit dhe ndihmon në mbajtjen nën kontroll të kolesterolit.

Shmangni stresin

Niveli i stresit është një nga faktorët e rritjes së presionit të gjakut. Rrjedhimisht, përqendrimi në gjërat pozitive ndikon pozitivisht në shëndetin tuaj.

Jini të rregullt me ilaçet

Për pacientët që kanë vështirësi në uljen e tensionit të gjakut përmes dietës dhe stërvitjes, marrja e ilaçeve të tensionit është shumë e rëndësishme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat