Kujdes, nëse merrni këto medikamente nuk duhet të ekspozoheni në diell

Këshilla mjekësore

Kujdes, nëse merrni këto medikamente nuk duhet të ekspozoheni në diell

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 06:11
Foto ilustrim

Nëse po përdorni një grup të caktuar medikamentesh, duhet të evitoni ekspozimin ndaj dritës së diellit dhe temperaturave të larta

Disa kremra për akne, antibiotikët dhe antidepresivët në kombinim me dritën e diellit mund të shkaktojnë efekte të ndryshme anësore.

Ja pse është e rëndësishme të lexoni me kujdes udhëzimet për çdo medikament që përdorni, përfshirë këtu edhe kremrat.

Disa substanca të gjendura në këto produkte e bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj dritës dhe mund të provokojnë një reaksion alergjik në lëkurë i cili mund të shfaqet edhe disa ditë pas ekspozimit në diell.

Antibiotikët

Antibiotikët mund të shkaktojnë fotondjeshmëri dhe reaksione fotoksike që do të thotë se përkeqësojnë djegiet nga dielli.

Kremrat për akne dhe produktet kozmetike anti-plakje

Produktet që përmbajnë retinol dhe acid salicilik mund të shkaktojnë thatësi të lëkurës dhe ta bëjnë atë shumë të ndjeshme ndaj diellit. Kjo do të thotë që do të digjeni më shpejt se zakonisht.

Medikamentet antialergjike

Disa antihistamina mund të pengojnë djersitjen. Djersitja ftoh trupin dhe largon toksinat, kështu që ky mund të jetë një problem në temperatura të larta. Nëse trupi nuk arrin të ftohet, mund të pësojë goditje nxehtësie.

Antidepresivët

Këto medikamente mund të bllokojnë sinjalin (e dërguar nga truri) që trupi juaj po mbinxehet. Mund të zvogëlojnë gjithashtu djersitjen, gjë që mund ta bëjë më të vështirë ftohjen e trupit.

Medikamentet anti-inflamatore

Sa herë që merrni një nga këto medikamente, sigurohuni të aplikoni krem mbrojtës në lëkurë. Mjekët rekomandojnë reduktimin e ekspozimit në diell sa më shumë që të jetë e mundur.

Vitaminat dhe produktet me bazë bimore

Shumë vitamina dhe produkte me bazë bimore kanë veti fotoksike. Prandaj, duhet të keni kujdes kur i konsumoni, këshillon Living.

Ilaçet pomadë për përdorim të jashtëm

Ekspozimi ndaj diellit mund të rrisë efektin e ilaçeve që thithen direkt nëpërmjet lëkurës. Nëse keni djegie nga dielli, enët e gjakut në sipërfaqen e lëkurës hollohen dhe kjo mund të çojë në thithje më të madhe të ilaçit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat