Covid-19, vitamina D zvogëlon me 54% rrezikun e infektimit

Këshilla mjekësore

Covid-19, vitamina D zvogëlon me 54% rrezikun e infektimit

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Një mjek i Universitetit të Bostonit pretendon se prania e nivelit të mjaftueshëm të vitaminës D mund të zvogëlojë me 54% rrezikun e kontraktimit të koronavirusit.

Dr. Michael Holick, profesor i mjekësisë, fiziologjisë dhe biofizikës, tha: “Njerëzit po kërkojnë ilaçin magjik ose po presin vaksinën dhe nuk kërkojnë diçka kaq të thjeshtë”. Holick dhe kolegët e tij studiuan mostrat e gjakut nga më shumë se 190,000 Amerikanë nga të 50 shtetet dhe zbuluan se ata me nivele të mangëta të vitaminës D kishin 54% më shumë rrezik që të infektoheshin me Covid-19 sesa ata me nivele adekuate të vitaminës D.

Përveç kësaj, rreziku i kontraktimit të koronavirusit vazhdoi të bjerë me rritjen e niveleve të vitaminës D. Studimi u botua në revistën Public Library of Science One. “Sa më i lartë të jetë niveli i vitaminës D, aq më i ulët është rreziku”, tha prof. Holick.

Eksperti kujtoi se shumë prej tyre kanë mungesë të vitaminës D sepse në ushqim ajo gjendet në sasi të vogla. Pjesa më e madhe e vitaminës D vjen nga ekspozimi në diell dhe shumë njerëz janë të privuar prej tij, veçanërisht gjatë muajve të dimrit. Megjithatë vitamina D është e lehtë për t’u gjetur në farmaci, nuk kushton shumë dhe konsumi i tyre nuk sjell asnjë rrezik: “Është krejtësisht e sigurt”, tha profesori, duke shtuar se vitamina D konsiderohet të jetë një nga shumë “lëndët ushqyese të dekadës”.

Në detaje, vitamina D shtyp çlirimin e tepërt të citokinave, duke zvogëluar kështu rrezikun e ‘stuhisë së citokinës’, një shkak i zakonshëm i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë i shoqëruar me Covid-19.

Mungesa e lëndëve ushqyese – shpjegoi Holick – ndryshon sistemin imunitar, duke rritur gjasat e kontraktimit të infeksioneve të sipërme të frymëmarrjes. Një i rritur ka nevojë për rreth 2,000 njësi të vitaminës D në ditë dhe, sipas Holick, ata që kanë marrë 6,000 në ditë për dekada gëzojnë shëndet të shkëlqyeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat