Nëse kjo është gjëja e parë të cilën e bëni çdo mëngjes, do të duhej të shkoni te mjeku

Këshilla mjekësore

Nëse kjo është gjëja e parë të cilën e bëni çdo mëngjes, do të duhej të shkoni te mjeku

Më: 8 tetor 2020 Në ora: 00:12
Foto ilustrim

Nëse vononi alarmin në mëngjes, ekspertët mjekësorë sugjerojnë që diçka tjetër ndoshta nuk është në rregull me ju

Raporti thekson që nuk janë të gjitha fjetjet njësoj dhe që mënyra në të cilën përfundon gjumi i natës mund të jetë indikator i mirëqenies së përgjithshme.

Hulumtimi sugjeron që vonimi i alarmit çrregullon fazën REM të gjumit, përkatësisht gjendjen restorative të gjumit, ka thënë mjekja Reena Mehra, drejtoreshë e Klinikës së Clevelandit.

Përse është e rëndësishme kjo?

Çdo natë kalojmë nëpër dy lloje themelore të gjumit, REM (Rapid Eye Movement) dhe jo-REM.

Instituti Kombëtar i çrregullimeve neurologjike dhe sulmit në tru, përshkruan gjumin jo-REM si lëvizje nëpër tri faza:

Faza 1: Kur kaloni nga zgjimi në gjumë.
Faza 2. Kur hyni në gjumë të lehtë.
Faza 3. Kur hyni në nivelin më të thellë të gjumit për fazën më të gjatë.

Për shkak të fazës 3 në mëngjes ndiheni plotësisht të freskët. Nga ana tjetër, faza REM paraqitet rreth 90 minuta pasi të flini.

Pjesa më e madhe e ëndërrimit tuaj ndodh gjatë gjumit REM, edhe pse ndonjë ëndërr mund të ndodhë edhe në gjumin jo-REM.

Muskujt e duarve dhe këmbëve bëhen përkohësisht të paralizuar, gjë që ju pengon të realizoni ëndrrat tuaja. Aty vjen deri te problemet me vonimin e alarmit – gjatë hyrjes dhe daljes nga faza REM e gjumit.

Me tashmë nivelin e rritur të zgjimit, çrregullimi i këtij gjumi me alarm në intervalet prej 10 minutave mund të shkaktojë reaksionin lufto ose ik, të rrisë shtypjen e gjakut dhe rrahjet e zemrës, ndërsa intervali është tepër i shkurtër që të mundësojë gjumë të qetë.

Gjumi jo i mjaftueshëm i qetë me kalimin e kohës mund të sjellë shtimin e peshës trupore, sëmundjet kardiovaskulare, presionin e lartë të gjakut, dobësimin e sistemit të imunitetit dhe diabetin.

“Kujdesuni që të keni shtatë deri në tetë orë gjumë cilësor”, thotë Mehra.

“Nëse ndodh kështu, ndërkaq dikush ende ndien nevojën që ta vonojë atë alarm, atëherë me siguri do të duhej të shkonte te mjeku i vet në mënyrë që të bindet që nuk ka diagnozë të çrregullimit të gjumit e cila do të mund t’i sjellë nevojën për vonimin e alarmit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat