Zhdukni ndjesinë e fryerjes me këto metoda natyrale

Këshilla mjekësore

Zhdukni ndjesinë e fryerjes me këto metoda natyrale

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 22:36
Foto Ilustrim

Uji luan një rol kyç në organizmin e njeriut, pasi rreth 60% e trupit përbëhët nga kjo substancë.

Mirëpo nganjëherë sasia e tepërt e ujit mund të shkaktoj disa probleme shëndësore. Një ndër to është edhe fryerja e trupit, e cila në pamje të parë mund të duket si diçka e parrezikshme, gjithsesi kjo gjendje mund të bëhet serioze.

Njihet si shenjë anësore e sëmundjes së edemës, problemeve  të zemrës, mëlçisë apo veshkës. Tek femrat kjo ndjesi rëndesë shfaqet shumë gjatë dhe pas shtatzanisë.

Për më shumë informacion rreth një trupi më të lehtë dhe të shëndetshëm ndiqni hap pas hapi këshillat si më poshtë.

Menaxhoni sasinë e kripës

Kripa, një nga mineralet që merrni vazhdimisht çdo ditë është edhe një nga elektrolitet më të zakonshme në trupin e njeriut. Kjo substancë luan një rol kryesor në nivelin e hidratimit të trupit. Nëse niveli i kripës në trup është shumë i lartë apo shumë i ulët, kjo do të ndikojë në çekuilibrimin e lëngjeve që ndodhen në trup. Sasitë e mëdha të kripës që zakonisht përfitohen nga ushqimet e konservuara dhe të shpejta mund të rrisin nivelin e ujit.

Merni sasi të mëdha magnezi

Magnezi është një tjetër element kyç në formimin e elektroliteve dhe mineraleve. Është një nga suplementët që mund të rrisë performancën tuaj në jetën e përditëshme. Studimet tregojnë se magnezi mund të reduktojë fryrjen e trupit sidomos tek femrat. Këto vlera vijnë si pasojë e rolit kryesor që magnezi ka në trup si balancues i lëngjeve në trup.

Ju mund ta merni atë si suplement të veçantë ose të konsumoni ushqime të pasura me magnesium si:

Konsumoni më shumë ujë

Hidratatimi i mirë ju ndihmon në pakësimin e lëngjeve të tepërta në trup. Lëngjet e tepërta kanë tendencë të formohen më shumë në trupat e dehidratuar. Në mungesë ujit, trupi juaj do të fillojë të magazinojë të gjitha lëngjet për të siguruar funksionim normal të tij. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të fryrë dhe të rënduar.. Në kohët me teperaturë të lartë sigurohuni të pini një gotë ujë çdo 1-2 orë.

Konsumoni ushqime të shëndetëshme

Ka disa ushqime, të cilat përmbajnë sasi të mëdha uji dhe duhet t’i konsumoni patjetër. Kaliumi është një nga mineralet më të pasura me ujë. Ushqimet që kanë sasi të mëdha kaliumi mund të ndihmojnë në balancimin e nivelit të kripës në trup e cila stimulon nxjerrjen jashtë të  lëngjeve. Konsumoni shumë banane, kos dhe produkte bulmeti pasi janë të pasura me kalium, gjithsesi kujdes me sasinë e kripës.

Ushqime të tjera që stimulojnë çlirimin e trupit nga ujrat e tepërta janë hudhra apo majdanozi. Sigurohuni të hiqni dorë nga ushqimet me sasi të mëdha karbohidratesh dhe nga konsumimi i tepërt i kafesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat