Ndoshta po i lani dhëmbët më shumë se ç’duhet dhe po bëni gabim!

Këshilla mjekësore

Ndoshta po i lani dhëmbët më shumë se ç’duhet dhe po bëni gabim!

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Sa shpesh duhet t’i lajmë dhëmbët?

Pavarësisht se dëgjojmë thuajse çdo ditë receta e këshilla në lidhje me kohën apo shpeshtësinë e larjes së dhëmbëve, në fund jemi sërish të paqartë.

Me siguri e dini që larja e shpeshtë nuk është dhe aq e rëndësishme sa cilësia e larjes së dhëmbëve. Madje, njerëzit që i lajnë dhëmbët pas çdo vakti apo ushqimi që konsumojnë, fokusohen më pak tek cilësia dhe teknika e këtij procesi.

Nëse i lajmë dhëmbët pas çdo vakti dhe shumë shpejt pasi kemi ngrënë, mund t’i dëmtojmë më seriozisht nga çmendojmë. Niveli i pH bie dhe smalti dobësohet.

Për dentistët, hera e vetme kur mund t’i lani dhëmbët menjëherë pasi keni ngrënë është nëse ushqimi ka qenë ëmbëlsirë, apo ngjitës.

Kjo, sepse ëmbëlsirat dhe ushqimet që ngjiten në dhëmbë bëhen burim bakteresh në gojë, që më pas shkaktojnë prishjen e dhëmbëve.

Ç’duhet të bëni?

Pasi të keni ngrënë, shpëlajeni gojën me ujë dhe prisni 30 minuta për t’i larë ato.

Ideale dhe e shëndetshme për higjienën orale është që dhëmbët të lahen 2 herë në ditë për rreth 2 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat