Ushqimet me niseshte – të mira apo të dëmshme për organizmin?

Këshilla mjekësore

Ushqimet me niseshte – të mira apo të dëmshme për organizmin?

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 06:18
Deri më tani, ekspertët nuk kanë dalë me një rekomandim zyrtar për sasinë e nevojshme të këtij karbohidrati. Foto:Flickr

Shumica e karbohidrateve komplekse që konsumojmë,  për shembull drithërat, makaronat dhe patatet, futen në grupimin e niseshtes që përbëhet nga molekula të shumta sheqeri të lidhura me njëra tjetrën.

Ky lloj karbohidrati ndahet në dy kategori: i tretshëm ose rezistent.

Kategoria e dytë është ajo që i bën mirë organizmit.

Përse Janë Karbohidratet Rezistente Të Mira Për Trupin?

Niseshteja rezistente funksionon njësoj si fibra e tretshme.

Ajo ushqen bakteret në stomak dhe rrit prodhimin e acideve yndyrore në formën e zingjirit të shkurtër, të cilët luajnë një rol thelbësor në shëndetin e tretjes.

Ky karbohidrat ndihmon në humbjen e kilogramëve të tepërt dhe për shëndetin e zemrës, ndryshe nga niseshteja e thjeshtë për të cilën mund të lexoni këtu.

Ushqimet Me Përmbajtje Të Lartë Të Karbohidrateve Rezistente 

Ushqimet me përmbajtje të lartë të këtij karbohidrati janë:

Tërshëra me 3.6/100 gramë e pasur edhe me fibër, antioksidantë, vitamina dhe minerale

Orizi kaf, elbi e drithëra të tjera që ofrojnë jo vetëm fibër por edhe fosfor dhe magnez.

Fasulet dhe legumet që ofrojnë 1-5 gramë niseshte rezistente për çdo 100 gramë bishtajore.

Patatet e gatuara, të cilat janë burim i pasur edhe i kaliumit dhe vitamminës C.

Bananja e papjekur, përmban jo vetëm niseshte rezistente por edhe vitaminat B6, C si dhe fibër.

Sasia e Nevojshme e Niseshtesë Rezistente Për Organizmin

Deri më tani, ekspertët nuk kanë dalë me një rekomandim zyrtar për sasinë e nevojshme të këtij karbohidrati.

Studimet e derimëtanishme thonë se niseshteja rezistente ofron përfitime për shëndetin nëse merret në sasitë 20-45 gramë në ditë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njerëzit konsumojnë sasi të pakëta të saj deri në 5 gramë në ditë, ndërsa në Evropë konsumojnë akoma më pak.

Konsumi më i lartë i këtij ushqyesi vërehet në Kinë me 15 gramë në ditë dhe në Afrikën e Jugut me 38 gramë në ditë për person.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat