Si të lexojmë shenjat e fëmijëve të vegjël që kanë nevojë të ushqehen; apo nuk janë ngopur

Këshilla mjekësore

Si të lexojmë shenjat e fëmijëve të vegjël që kanë nevojë të ushqehen; apo nuk janë ngopur

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 18:05
Foto Ilustrim

Gjëja më e rëndësishme e cila duhet marrë parasysh kur doni të përcaktoni se sa duhet ushqyer foshnja juaj është sjellja e saj. Foshnjet hanë kur janë të uritura dhe ndalojnë së ngrëni kur janë të mbushura plot. Oreksi ndryshon nga foshnja në foshnjë, dhe nevojat për ushqim ndryshojnë tek çdo foshnje, nga dita në ditë, dhe nga muaji në muaj.

Foshnja e juaj mund të jetë më e uritur se zakonisht gjatë ritmeve të tij të rritjes, të cilat shfaqen 10 deri 14 ditë pas lindjes dhe pas 3 javëve, 6 javëve, 3 muajve, 6 muajve, dhe mund të mos dojë shumë ushqim nëse nuk ndjehet mirë. Prandaj është me rëndësi që të dini ti vëreni shenjat e urisë tek foshnja e juaj. Shenja kryesore se foshnja e juaj është e uritur, është natyrisht të qajturit. Mos u përgjigjni çdo të qare me shishen e qumshtit në dorë! Merrni parasysh posaçërisht nëse, sapo e keni ushqyer, se ai mos ndoshta qan se pelenat e tij janë të lagura! Apo, ndoshta ka të ftohët apo të nxehtë, dhe thjesht ka nevojë që të jetë afër jush!

Në qoftë se foshnja e juaj është e uritur, ai mund ta tregojë këte me shenja siç janë lëvizja e buzëve të tij, apo të thithurit e buzëve të tij, (kthyerja e kokës ndaj jush kur e prekni në mjekër), dhe vënia e dorës së tij në gojë.

Do të vëreni se foshnja juaj ka nevojë për më shumë qumësht kur ta ketë përfunduar shishen shpejt dhe shikon rreth e rrotull për më shumë. Në qoftë se foshnja juaj është ende e uritur pas shishes së parë, provoni ti përgatitni vetëm 30 deri 60 gram më shumë herën tjetër. Nëse i përgatitni sasi më të madhe, ka gjasa që ai mos ta pijë në tërësi, dhe pastaj do të duhet që ta hudhni.

A duhet ta ushqeni me gji fëmijën nëse jeni me grip?

Të ushqesh me gji fëmijën ndërsa je me grip jo vetëm që nuk është gabim, por edhe e mbron fëmijën nga viruset e stinës. Përfundimi vjen nga një grup mjekësh pediatër në Itali. Doktori Sergio Conti Nibali, shef i grupit të punës që lidhet me ushqyerjen në Shoqatën Kulturore të Pediatërve në Itali, thotë se ushqyerja me gji nuk duhet kufizuar nëse nëna është prekur nga virusi i gripit. “Nëpërmjet qumështit të gjirit, nëna i transmeton fëmijës edhe antitrupat specifike që luftojnë virusin e gripit”, – thotë mjeku Nibali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat