Këshilla për të ngrënë shëndetshëm gjatë pandemisë së Covid-19

Këshilla mjekësore

Këshilla për të ngrënë shëndetshëm gjatë pandemisë së Covid-19

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Gjatë pandemisë duhet të ushqehemi shëndetshëm në mënyrë që të rrisim sa më shumë imunitetin, për të parandaluar infektimin nga Covid-19 apo edhe virozat e tjera.

Një studim i fundit nga Instituti Kombëtar i Ushqimit (IKU) na tregon se konsumimi i drithërave, karbohidrateve të mira, proteinave na parandalon infektimin nga viruset.

Ja rregullat bazë që na sugjeron IKU-ja:

-shmangni ushqimet e konservuara, pasi ato kanë në masa të mëdha kripe dhe sheqeri.

-mos konsumoni ushqime të konservuara që kanë në përbërje shurup misri, fruktozë, vaj palme etj

-kini kujdes nga produktet që ju bëjnë alergjik

-blini ushqime sa më të freskëta dhe të stinës

-shmangni ushqimet e skuqura

-përdorni sa më shumë perime të stinës dhe gatuajini në avull ose të pjekura (jo të skuqura)

Dieta e shëndetshme ushqimore është çelësi ju ndihmon të parandaloni të gjitha sëmundjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat