Pse nuk duhet ta flakni bustinën e çajit

Këshilla mjekësore

Pse nuk duhet ta flakni bustinën e çajit

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 15:27
Foto Ilustrim

Që çaji është i mirë për shëndetin kjo është e njohur. Por që edhe bustina e tij mund t’ju shërbejë për mirë, ndoshta këtë nuk e keni dëgjuar më parë. Bustinat e përdorura më parë janë të dobishme edhe për qëllime të tjera. Ja se çfarë duhet të bëni. Pasi e keni përdour bustinën e çajit, vendoseni në një kullesë që të depërtojë lagështirën, më pas në një letër furre që të thahet sa më mirë nga të dyja anët.

Ja se për çfarë mund t’ju shërbejnë më pas bustinat e thara:

1-   Ju mund t’i përdorni nëse ju pickojnë insektet ose keni djegie të vogla, apo djegie nga dielli.

2-   Vendoseni atë tek bimët tuaja në kopësht, bashkë me dheun dhe pleun që përdorni. Do ju japin luleve tuaja ngjyrë më të bukur.

3-   Mund të spërkatni vendin e jashtëqitjes së maces apo qenit tuaj, do të largojë erën e keqe.

4-   Përdoreni për qimet e qenit tuaj, do t’ju japin atyre shkëlqim.

5-   Vendosni një bustinë çaji në frigorifer. Do të mbajë larg erën e keqe të ushqimeve.

6-   Largon erën e keqe të duarve tuaja pasi mund të këni prerë qepë, hudhër apo peshk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat