Ky ilaç natyral shëron infeksionin në vesh dhe pastron dyllin

Këshilla mjekësore

Ky ilaç natyral shëron infeksionin në vesh dhe pastron dyllin

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 18:39
Foto Ilustrim

Trajtime të ndryshme janë në shitje për të shëruar infeksionin në vesh, por sidoqoftë ekziston një ilaç natyral që jep shumë efekt për të trajtuar dyllin apo ndonjë infeksion tjetër të veshit.

Shumica e infeksioneve të veshit shkaktohen nga bakteret ose kërpudhat që zhvillohen me nxehtësi dhe lagështi. Infeksion mund të shkaktoj alergji, një ndryshim i presionit kur ushtoni me aeroplan, gjithashu nëse përdorni shkopinj pambuku për të pastruar veshët sepse shtyni dyllin në pjesën e poshtme të veshit.

Mjekët shpesh sugjerojnë përdorimin e ilaçeve për të lehtësuar me dhimbjen, por ne do t’ju tregojmë recetën natyrale që do të kurojë infeksionet e veshit!

Përbërësit

Vaj ulliri – për të zbutur dhe për të eliminuar grumbullimin e dyllit

Vaj hudhër – për të shkatërruar bakteret

Përdorimi

Ngrohni 2-3 lugë vaj ulliri të pastër. Temperatura duhet të jetë e afërt me atë të temperaturës së trupit tuaj.

Shto 4 pika vaj hudhër ose lëngun që keni përftuar nga shtypja e tyre.

Përziejini bashkë dhe me ndihmën e një pikatoreje aplikoni disa pika në vesh ! Mbajeni veshin me një kompresë të ngrohtë për 5-10 minuta.

Përsëriteni procedurën 2-3 herë në ditë për të parë rezultatet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat