Bëni kujdes, këto janë shenjat që tregojnë se ju mungojnë vitaminat

Këshilla mjekësore

Bëni kujdes, këto janë shenjat që tregojnë se ju mungojnë vitaminat

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 06:52
Foto ilustrim

Edhe pse ka shumë mjete për të kompesuar mungesën e vitaminave në organizëm, njerëzit ende vuajnë nga mungesa e tyre. Mirëpo nga ana tjetër, marrja e vitaminave me tepricë pa i njohur efektet e tyre, është përsëri një veprim i gabuar.

Në këtë artikull do t’ju njohim me disa shenjat që shkaktohen nga mungesa e vitaminave në organizëm dhe si të veproni për çdo rast.

Rënia e flokut

Sasia e pakët e biotinës vjen nga konsumimi i shumë vezëve. E bardha e vezës përmban shumë avidinë, e cila bllokon aftësinë që ka organizmi ynë për të sintetizuar biotinën. Për të rritur sasinë e biotinës duhet të konsumojmë më tepër patate, fasule dhe banane.

Kontraktimi i muskujve

Kontraktimi i muskujve mund të vijë edhe si rrjedhojë e mungesës së kalciumit, magnezit dhe potasiumit. Kjo ndodh më tepër kur merresh me sport, sepse nëpërmjet djersitjes i nxjerr jashtë organizmit. Për të shmangur këtë problem konsumoni babane, fruta të thata dhe mollë.

Acarim dhe skuqje e lëkurës

Organizmi ynë sintetizon vetë disa prej vitaminave (A, E, D, K), por grupi B i vitaminave duhet që të fitohet përmes konsumit ditor. Ndaj shtoni në dietën tuaj ushqimore djathë, kërpudha, spinaq dhe viezë të ziera.

Zverdhje te e bardha e syrit

Një gjë e tillë tregon mungesë të vitaminës B12, ndaj hani më shumë mish pule ose viçi, qumësht dhe salmon.

Dhëmbë jo të shëndetshëm

Kryesorja për një problem të tillë është vitamina D. Kjo shkakton dobësim të kockës, në të cilën janë fiksuar dhëmbët (periodontal), përmes së cilës lidhen dhëmbët dhe marrin ushqimin e duhur. Merrni ushqime të pasura me kalcium, fosfor dhe vitaminë D; oriz, qumësht, domate, fasule, peshk, agrume dhe rrush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat