Si të filloni humbjen e kilogramëve të tepërt; Nga detoxi tek këshillat e ekspertëve

Këshilla mjekësore

Si të filloni humbjen e kilogramëve të tepërt; Nga detoxi tek këshillat e ekspertëve

Më: 7 janar 2021 Në ora: 18:34
Foto Ilustrim

Është ajo periudhë e vitit kur me siguri ndiheni më te rënduar e të fryrë se zakonisht.

Pas pushimeve e pas festave të fundvitit, ku ushqimi i shijshëm e pijet e ëmbla nuk kanë munguar në asnjë ditë, çfarë ka mbetur tanimë janë kilogramët e tepërt.

Po në këtë periudhë, nisin edhe dietat e ndryshme dhe planet e mirëmbajtjes së trupit të cilat shpesh kërkojnë shumë përkushtim.

Ndonëse duket si dëshira e pa realizuar e çdo viti, heqja e disa kilogramëve të tepërt dhe largimi i toksinave nga trupi mund të jenë më të lehta nga sa mendoni.

Rregulli i famshëm i 8 gotave me ujë në ditë qëndron në këtë kohë më shumë se kurrë.

Nëse pëlqeni ta shijoni ujin në çdo kohë, këtë proces drejt pastrimit të organizmit do ta ndjeni si një pjesë të rutinës tuaj të përditshme.

Uji më shumë se çdo pije tjetër ndihmon mëlçinë të largojë toksinat e tepërta dhe ju mban të hidratuar, veçanërisht nëse keni konsumuar shumë alkool, sheqer apo kafeinë në javët e fundit.

Në një studim të vitit 2013 për National Library Medicine, tregohet se personat mbipeshë të cilët konsumojnë 1-2 litra ujë për disa javë rrjesht, kanë humbje të masës trupore, reduktim të dhjamit rreth zonës së barkut dhe më pak toksina në organizëm.

Njerëzit shpesh ngatërrojnë ndjesinë e etjes me atë të urisë, ndaj para se të merrni diçka për të ngrënë pini pak ujë të ftohtë.

Në këtë mënyrë do të ndiheni më të ngopur dhe do të digjni më shumë kalori edhe teksa ushqeheni.

Studime më të hershme kanë treguar se kjo mënyrë është mjaft efikase për të humbur deri në 2 kilogramë në një periudhë 12 javore, vetëm duke konsumuar ujë.

Përtej këtyre të dhënave, uji ndihmon në përçimin e oksigjenit në të gjith trupin si dhe ndihmon në funksionimin e mirë të trurit, ndaj qëndroni të hidratuar.

Ajo çfarë ka rëndësi në këtë pikë është që ju të zgjidhni ujin me mineralet dhe vlerat e duhura për trupin tuaj.

Siç mund ta dini jo të gjithë llojet e ujit janë njësoj, madje disa prej tyre mund të kenë edhe shije të ndryshme në varësi të vlerave që përmbajnë.

Në morinë e zgjedhjeve që ju ofrohen sot në treg e rëndësishme është të konsumoni atë që plotëson më së miri nevojat e trupit tuaj.

Sugjerimi i duhur do të ishte të zgjidhni një ujë të pasur me minerale, pa nitrate dhe nga burimet vendase.

Sipas hulumtimeve të AgroWeb.org të gjitha këto kritere mund të mblidhen në burimin e malit të Qafshtamës.

I vetmi ujë i mbushur direkt në burim, në lartësinë 1350M, njihet në treg prej vitesh si Uji Mineral Natyral Qafshtama.

Një burim nëntokësor që depërton përmes shkëmbinjve magmatikë e më pas filtrohet natyralisht dhe pasurohet me kripëra minerale.

Tepër i pasur me Magnez në vlerat 23.1 mg/l i cili ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe ishemisë, uji Qafshatama ju siguron nivelin e duhur të mineraleve.

Është me Zero Nitrate dhe është shumë i lehtë për organizmin, gjë që ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat si dhe ju ndihmon në largimin e peshës së tepërt.

Mbani një shishe ujë me vete kudo në versionet e vogla 0,5 l apo në ato më të mëdha për të gjithë familjen dhe qëndroni të hidratuar.

Këtë regjim ndiqeni për të paktën një muaj, shoqëruar me një dietë të shëndetshme me bazë frutat dhe perimet e pasura me ujë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat