Të gjithë duhet ta bëni testin e vitaminës D nëse po i përjetoni këto simptoma

Këshilla mjekësore

Të gjithë duhet ta bëni testin e vitaminës D nëse po i përjetoni këto simptoma

Më: 25 janar 2021 Në ora: 15:16
Foto illustrem

Vitamina D është një vitaminë shumë e rëndësishme që ka efekte të fuqishme në disa sisteme të trupit. Ndryshe nga vitaminat e tjera, vitamina D funksionon si hormon – dhe çdo qelizë e vetme në trupin tonë e ka një receptor për të.

Trupi e prodhon atë nga kolesteroli, kur lëkura i ekspozohet dritës së diellit. Kjo vitaminë gjendet edhe në disa ushqime si peshk dhe produkte të qumështit – edhe pse është e vështirë që ta merrni nga ushqimet.

Sasia e rekomanduar ditore e vitaminës D është rreth 400-800 njësi (IU), por shumë ekspertë thonë se duhet të merrni më shumë se kaq, shkruan pergatit.com.

Vlerësohet se mungesa e kësaj vitamine është shumë e zakonshme tek njerëzit. Rreth 1 miliard njerëz në mbarë botën kanë nivele të ulëta të kësaj vitamine në gjak. Sipas një studimi të kryer më 2011, 41% e të rriturve në SHBA kanë mungesë të kësaj vitamine.

Këta janë 7 faktorët kryesorë të mungesës së vitaminës D:

Të kesh lëkurë të errët

Të jesh i moshuar

Të jesh me mbipeshë ose obez

Të mos hash peshk

Të jetosh larg ekuatorit ku ka më pak diell

Të përdorësh gjithmonë krem kundër diellit kur dilni jashtë

Të qëndrosh më shumë brenda

Njerëzit që jetojnë afër ekuatorit dhe dalin shpesh në diell kanë më pak gjasa të kenë mungesë të vitaminës D, pasi lëkura e tyre prodhon mjaftueshëm vitaminë D për t’i përmbushur nevojat e trupit.

Shumë njerëz nuk e kuptojnë se kanë mungesë të kësaj vitamine, pasi simptomat janë në përgjithësi delikate. Mund të mos i vëreni lehtë, edhe nëse kanë efekt të dukshëm negativ në kualitetin e jetës tuaj

Këto janë 8 shenjat që tregojnë se keni mungesë të madhe të vitaminës D:

Të ftohesh dhe infektohesh shpesh

Të ndjesh lodhje dhe këputje

Dhimbje shpine dhe të eshtrave

Depresion

Plagë që shërohen ngadalë

Dobësim i eshtrave

Humbje të flokëve

Dhimbje të muskujve

Nëse po i përjetoni të gjitha këto, ju udhëzojmë të shkoni dhe të bëni një test të vitaminës D, për të parë nëse keni pamjaftueshmëri apo mungesë të madhe të saj. Konsultohuni me endokrinologun për terapinë e vitaminës D.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat