Sa orë duhet të flemë – rëndësia e gjumit në mirëqenien tonë

Këshilla mjekësore

Sa orë duhet të flemë – rëndësia e gjumit në mirëqenien tonë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 12:37
Foto ilustruese

Gjumi është gurthemeli i mirëqenies sonë. Nëse flemë të paktën 7 orë, atëherë hedhim hapa të rëndësishëm drejt shëndetit optimal.

Mungesa e gjumit ka një ndikim të fortë e negativ jo vetëm në humor dhe temperament por edhe në aftësinë për tu përqendruar në punët e përditshme.

Ndikimi i parë vërehet në ushqimet që konsumojmë dhe sasinë e tyre.

Duke qenë se hormonet e trupit rregullohet gjatë gjumit, në mungesë të tij, hormone e ushqimit çoroditen ndjeshëm.

Si rrjedhojë, ndjesia e urisë shtohet përtej çdo imagjinate.

Nuk është rastësi që kur jemi të pagjumë, na hahet më shumë.

Gjumi është i rëndësishëm sepse i jep kohë trupit dhe trurit të rimëkëmbet.

Gjatë fazës së gjumit të thellë, trupi kategorizon informacionet më të rëndësishme dhe i rendit ato në kujtesën afatgjatë.

Nëse kjo fazë e gjumit zgjat më pak, atëherë fokusi juaj mendor është i dobët.

Për më tepër ju ndiheni të acaruar dhe nervozë.

Nëse flini më pak se shtatë orë atëherë do të përballeni me shtim në peshë, diabet, tension të lartë gjaku dhe depresion.

Për më tepër, do të përjetoni dhimbje trupi, sistem të dobët imunitar dhe performancë të dobët në punë.

Gjumi i mirë duhet të jetë pjesë e prioriteteve tuaja të mirëqenies.

Ndiqni këto këshilla nga AgroWeb.org dhe flini siç duhet dhe mjaftueshëm për të garantuar mirëqenien e mendjes dhe trupit tuaj.

Vendosni një objektiv

Synoni të flini shtatë orë dhe të jeni energjikë për të përballuar sfidat e ditës.

Nëse zgjoheni pas një gjumi të mirë, do të ndiheni të gjallëruar e të mençur.

Rrjedhimisht do të merrni vendime të zgjuara në lidhje me ushqyerjen e shëndetshme apo aktivitetin fizik.

Gjumi ju bën më të motivuar dhe më të vullnetshëm për tu rezistuar tundimeve të panevojshme.

Vendosni një orar dhe respektojeni

Ndërmarrja e një angazhimi të tillë është hapi i parë drejt një gjumi cilësor.

Vendosni një orar, një rutinë tuajën dhe respektojeni sa më shumë.

Fikni telefonin që t’i shmangeni tundimit për të përgjuar të tjerët në rrjetet sociale

Vendoseni një alarm që t’ju kujtojë se është koha për të fjetur.

Ushqehuni shëndetshëm

Kur trupi dhe mendja janë të lodhur, ju i keqinterpretoni dëshirat tuaja.

Herën tjetër që kuptoni se po hani pa pasur mendjen, përpiquni të zbuloni nëse po hani se jeni të uritur apo nuk jeni ngopur me gjumë.

Lodhja me urinë ngatërrohen shpesh me njëra tjetrën.

Qetësohuni

Jepini kohë vetes. Qetësohuni, merrni frymë thellë, shtendosuni dhe përqendrohuni tek momenti dhe jo ngjarjet e ditës.

Nëse truri juaj gëlon nga mendimet, shkruajini ato në një letër përpara se të flini.

Gjumi ka nevojë për përkushtim. Një zakon i tillë do të ndihmojë shëndetin tuaj.

Provoni këto këshilla:

Mbani një ditar gjumi dhe shënoni çdo lloj elementi, përjetimi ose emocioni që ju shqetëson.

Hiqni dorë nga ushqimet e rënda, çokollata dhe pijet e gazuara apo ato alkolike

Krijoni një rutinë larg teknologjisë duke bërë banjë apo lexuar një libër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat