Metodat natyrale për trajtimin e dhimbjeve të fibromialgjisë

Këshilla mjekësore

Metodat natyrale për trajtimin e dhimbjeve të fibromialgjisë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Fibromialgjia është një çrregullim i karakterizuar nga dhimbje të shpeshta të muskujve dhe kockave, pa asnjë arsye të dukshme. Përveç dhimbjes, ka simptoma të tilla si lodhje, probleme të kujtesës, ndryshime në gjumë, ngurtësi të muskujve dhe ndryshime të humorit.

Shkaku i vërtetë i fibromialgjisë nuk dihet, por besohet se vjen nga një mosfunksionim i sistemit nervor, i cili përforcon sinjalet e dhimbjes. Atë mund ta parandalosh duke ndjekur këshilla të thjeshta mbi dietën dhe mënyrën e jetesës.

Fruta. Frutat agrume, luleshtrydhet dhe qershitë përmbajnë vlera antioksiduese që vonojnë oksidimin e qelizave dhe ndihmojnë në detoksifikimin e trupit. Ato janë gjithashtu të pasura me vitamina dhe minerale, të cilat ushqejnë trupin dhe përmirësojnë shëndetin.

Yndyrna perimesh. Shmangni ushqimet e skuqura, salsiçet dhe mishin e kuq dhe preferoni konsumimin e yndyrave vegjetale, të përbërë nga acide yndyrore të pangopura. Kjo lloj yndyre ndihmon në uljen e kolesterolit dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Vaji i ullirit, avokado dhe farat janë një burim i shkëlqyer i yndyrave të shëndetshme.

Magnezi. Një mangësi e këtij minerali mund të shkaktojë dhimbje dhe spazma muskulore, pasi është thelbësor në procesin e tyre të tkurrjes. Kjo është arsyeja pse konsumimi i ushqimeve të pasura me magnez, të tilla si spinaq, asparag dhe marule, ndihmon për të lehtësuar simptomat e fibromialgjisë.

Shtesa natyrore. Klorofili, algat detare, spirulina ose shtesat e aloe verës mund të përdoren për të luftuar lodhjen dhe largimin e helmeve nga trupi. Konsultohuni me mjekun tuaj para se të merrni ndonjë shtesë.

Aktiviteti fizik. Nëse bëhet rregullisht ndihmon në mbajtjen e muskujve të fortë. Aktiviteti fizik mund të jetë gjithashtu i lehtë, i tillë si ecje, çiklizëm ose yoga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat