Keni frikë nga gjilpëra dhe dëshironi të merrni vaksinën? Si të përballeni me këtë ndjenjë shqetësimi të shpeshtë

Këshilla mjekësore

Keni frikë nga gjilpëra dhe dëshironi të merrni vaksinën? Si të përballeni me këtë ndjenjë shqetësimi të shpeshtë

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Frika nga gjilpëra quhet tripanofobi dhe është shumë e përhapur.

Shkaktari shpesh nuk është i njohur, mund të jetë përvojë traumatike që ka të bëjë me gjilpërën që nga fëmijëria, apo mund të jetë e papërcaktuar.

Simptomat e tripanofobisë përfshijnë marramendjen, të fikët, ankthin, sulmet e panikut, rënie të presionit të gjakut, rrahje të shpejta të zemrës, kërcim të papritur të presionit të gjakut dhe madje edhe ndryshime të humorit që mund të jenë ekstreme

Kjo fobi sërish është në fokus për shkak të pandemisë së coronavirusit, kur miliona njerëz do të duhej me guxim të qëndrojnë në radhë dhe të marrin vaksinën.

“Edhe unë kam frikë nga gjilpërat, gjithë jetën time. Nuk e di pse. Shumë nga pacientët e mi gjithashtu kanë tripanofobi dhe është një problem për shkak të testeve të gjakut, jo vetëm tani për shkak të vaksinimeve”, shpjegon Dr. Don Richardson, mjek i urgjencës në New Hampshire.

Në planin afatgjatë, kjo frikë trajtohet me psikoterapi kognitive-biheroviane, por nëse doni të merrni vaksinën, nuk keni kohë për javë të tëra terapie.

Dr. Richardson sugjeron se janë të mjaftueshme tri teknika që mund të provoni për t’u liruar nga fobia dhe ta merrni vaksinën.

“Merrni me vete dikë që keni besim dhe që ju relakson. Pastaj, në shtëpi përpiquni të ‘njiheni’ me gjilpërën. Së pari shikojeni, pastaj merrni atë në duart tuaja, thuaji vetes se nuk është asgjë e tmerrshme. Afrojeni gjilpërën afër lëkurës tuaj dhe gradualisht përpiquni të mësoheni me të,” tha ai.

Gjithsesi tregoni personit që jep vaksinën se keni fobi, sepse mund të shfaqet edhe me të fikët. Kërkoni të uleni ose të shtriheni dhe ta dini se jeni në duart e profesionistëve të trajnuar, si dhe se do të jeni në gjendje të qëndroni atje për disa minuta pas vaksinimit, për t’u siguruar që gjithçka është në rregull me ju.

Në fund, ndiqni masat e rekomanduara – mbani distancën tuaj, vishni një maskë dhe shmangni tubimet, kjo është mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e epidemisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat