Mos shpenzoni për IVF, ja mënyra për të mbetur shtatzënë

Këshilla mjekësore

Mos shpenzoni për IVF, ja mënyra për të mbetur shtatzënë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Gratë mund të rrisin shanset e tyre për të mbetur shtatzënë duke përdorur një teknikë pjellore 100-vjeçare, sipas hulumtimeve të reja.

Procedura, e cila përfshinë trajtimin e tubave ‘Fallopian’ të gruas me vajin e farës së luleve, u përdor për herë të parë në vitin 1917 dhe kishte përfitime të konsiderueshme – zbuloi studimi, shkruan DailyMail.

Rezultatet zbuluan se pothuajse 40 për qind e grave që më parë nuk kishin mundësi për të mbetur shtatzënë, ato e arritën këtë brenda gjashtë muajve.

Kjo është një mundësi e mirë për çiftet për të pasur një shtatzëni të suksesshme pa kryer fare procedura me IVF, thonë hulumtuesit.

Vaji i cili u përdor në studim i quajtur “Lipidiol Ultra-Fluid”, përdoret në 47 vende të botës.

Autori i studimit Ben Mol nga Universiteti “Adelaide Robinson” në Australi, i cili lindi pasi nëna e tij kishte përdorur këtë vaj, tha se gjatë shekullit të kaluar plleshmëria tek gratë u rrit pasi hyri në përdorim ky vaj.

“Rezultatet na emocionuan shumë sepse nuk e kemi parashikuar. Është një teknikë e vjetër por që është e rëndësishme për mjekësinë moderne. Shkalla e shtatzënisë është dukshëm më e lartë pas këtij lloji të trajtimit”, ka deklaruar ai.

Moli ka shtuar se kjo teknikë është një shpresë për gratë që nuk kishin zgjidhje tjetër përveç IVF-së.

Sigurisht se përdorimi i këtij vaji duhet të bëhet në konsultim me mjekun tuaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat