Pse duhet të hani sa më shumë qepë të njoma

Këshilla mjekësore

Pse duhet të hani sa më shumë qepë të njoma

Më: 6 mars 2021 Në ora: 00:56
Foto ilustruese

Qepët e njoma janë shumë të pasura me vitamina dhe minerale dhe janë të shkëlqyeshme në mbrojtjen e shëndetit.

Qepët e reja dihet se kanë veti antibakteriale dhe mbrojnë nga inflamacioni, si dhe ndihmojnë në ftohjet, dhe është gjithashtu e shkëlqyeshme për përmirësimin e tretjes.

Kini parasysh që pjesa e gjelbër e qepës së re nuk duhet të hidhet asnjëherë, sepse përmban përbërës të shkëlqyeshëm për shëndetin tonë.

Këtu janë pesë arsyet kryesore pse qepët e njoma janë të mira për t’u ngrënë çdo ditë.

Mbron zemrën

Qepët e njoma janë plot me antioksidantë që mbrojnë qelizat në trup nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. Përveç kësaj, qepët e njoma mbajnë presionin e gjakut brenda kufijve normalë dhe zvogëlojnë rrezikun e mpiksjes.

Janë të mira për shikim

Qepët e njoma mbrojnë nga inflamacioni dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të retinës. Ato përmbajnë vitaminë A, e cila është e rëndësishme për prodhimin e proteinave në sy, e cila është përgjegjëse për shikimin e mirë. Njerëzit që kanë mungesë të kësaj vitamine mund të vuajnë nga verbëria gjatë natës dhe çrregullime të tjera. Një qepë përmban rreth 3 përqind të kërkesës ditore për vitaminë A.

Forcon kockat

Vitamina C dhe K, me të cilat qepët e njoma janë të pasura, janë të mira për mbrojtjen e kockave. Vetëm një qepë përmban rreth 20 përqind të dozës së rekomanduar të vitaminës K dhe rreth 2 përqind të vitaminës C. Të dyja janë të rëndësishme për dendësinë dhe forcën e kockave. Mungesa e këtyre vitaminave rrit mundësinë e zhvillimit të osteoporozës dhe frakturave.

Ul kolesterolin

Pjesa e gjelbër e qepës së re ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak, dhe gjithashtu ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Lëkurë më të bukur

Qepët e njoma ndihmojnë trupin të prodhojë i cili është i rëndësishëm për një lëkurë të bukur, të shëndetshme dhe të tendosur. Kolagjeni është përgjegjës për ngadalësimin e formimit të rrudhave në fytyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat